top of page

KUJTIMI IM I VECANTЁ …


Prof. Dr. HULUSI HAKO

Ngushёllime i dashur, Spasse!. Humbja e prindёrve ёshtё njё dhimbje e pashlyeshme. Por, ngrije kokёn lart me vёshtrim nga e ardhmja e jetёs tёnde, qё ata ta dhanё me dinjitet, dashuri e sakrificё monumentale.C’ke bёrё e cdo bёsh ti Spasse, janё vetёm kёste tё shlyerjes sё detyrimeve mirёnjohёse. Ata tё falin edhe po mbete debitor, vetёm sa mё pak qё tё jetё e mundur. Prindi kalon deri edhe nё sublimitet, kur u thotё fёmijёs : “vdeksha unё pёr ty”. Vjen njё ditё dhe ata vёrtetё vdesin, kurse fёmijёs i mbetet tё ndёrtojё e vazhdojё jetёn me sa mё shumё dinjitet…

Historikisht kemi quajtur tё lavdishёm vetёm heronjtё e luftёs. Por a ka lavdi mё tё madhe se heroizmi i prindёrve tё tu nё pёrballim tё jetёs me dinjitet e sakrificё sublime ?!. Spiro e Zhivjanka ishin prindёr tё denjё, fisnikё e mjaftё tё lumtur nё jetё. Aq sa i njoha unё nё atё kёnd tё mrekullueshёm turistik tё Prespёs, nё Zaroshkё, them se ata mbeten prindёr tё lavdishёm. Nё syrin dhe dashurinё e zemrёs sё tyre ti, biri i tyre, more rrugёn e arsimimit, tё dijes e tё krijimtarisё, qё ata e kishin “idhull” kёtё rrugёtim suksesi.. U ndjeva i plotёsuar me adhurimin e tyre pёr dijen, pёr shkencёn, pёr krijimtarinё letrare,se kёsaj dere fisnike e me traditё i pёrket edhe shkrimtari i madh Sterjo Spasse. Prindёrit e tu dinin ti jepnin kёnaqёsi e zjarr njerёzve tё ditur e tё mёdhenjё. Ishin si njё balsam qё shёronin shpirtin me mirёsi e dashuri !.

Duke pёrfytyruar portretin e tyre, fisnikёrinё njerёzore, komunikimin e ngrohtё, pёr fjalёt plotё shpresё e dashuri, vёrtetё tё them se prindёrit e tu tё dashur mbeten tё lavdishёm pёrjetё. Tё lumtё pёr ngritjen e kёsaj pёrmendore mirёnjohjeje nё kёtё libёr kushtuar kujtimit tё tyre tё paharruar !.Bashkё me ketё, mbaje kokёn lart, mbahu krenar, hidhe vёshtrimin nga e ardhmja e jetёs, cdo arritje e jotja , e Anёs dhe nё vazhdimёsi, mbetet homazhi mё i mirё pёr ata prindёr tё dashur, njё gjysh e gjyshe tё denjё e tё pёrkushtuar.

Takimi me tё ndjerёt Spiro dhe Zhivjanka, tё para 30 vjetёve e kam fiksuar si kujtimin tim mё tё vecantё. Nё mbi 35 vite tё jetёs pedagogjike, ky ishte udhёtimi im i parё dhe i vetёm dhe gdhirja nё gjirin e familjes sё studentit tim. Udhёtimi nё skajin jug-lindor tё vendit, midis minoritetit urёlidhёs me popullin maqedonas, mbartte kёrshёri dhe u mbush me kёnaqёsi njerёzore.Njё natё miqёsore rreth tryezёs sё pasur me verё tё kuqe dhe peshkё prespe, kuvendimi rridhte lirshёm, i shpenguar. Edhe vetёm praninё time, e lexuan si vlerёsim.Ata u ndjenё krenarё qё biri i tyre kishte investuar kapital tё cmuar tё njё student tё zellshёm, tё veprimtarit dhe masovikut tё papёrtuar nё ato vite nё Institutin e Lartё Bujqёsor tё Kamzёs ( sot Universiteti Bujqёsor).Spassja i imёt, i ngjante njё mase radioaktive gjithnjё rezatuese e shpёrthyese. Ky ishte thelbi i mesazhit tim atё natё vere pёr birin e tyre, i cili u shpreh nё fytyrёn e sytё tёrё sadisfaksion e kёnaqёsi prindёrore.

Tё nesёrmen u ndava nga ata njerёz tё dashur e tё mrekullueshёm, nga ajo shtёpizё mes pemёve nё qendёr tё fshatit Zaroshkё mё i pasur shpirtёrisht, me mbresa tё pashlyeshme, me mendimin se gura dhe sofra popullore mbetet vatra mё e ngrohtё burimore e jetёs.

Por, asnjёri nuk ka pavdekёsi fizike, prindёrit si Zhivjanka dhe Spirua mbeten tё pёrjetёsuar me emrin dhe veprat e mira, me katёr pasardhёs dhe pёrkujtohen brez pas brezi.



Ne Foto : Prof. Dr. Hulusi Hako me Spasse Thanasi



34 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page