KUJTIMI I MBJELLUR


Tahir Bezhani

KUJTIMI I MBJELLUR

-tregim-

E thirri disa herë te porta Kujtimin e as që dëgjoi përgjigje nga askush. Porta ishte e hapur dhe dyert tjera të shtëpisë e disa dritare,poashtu të hapura. Nga kureshtja se përse nuk merte asnjë përgjigje e gjithë , Argjendi u fut brenda,në oborr dhe përgjonte a mos do dëgjoi ndojnjë zë njeriu. Pas shtëpisë iu duk se dikush fliste me zë të vogël. Afrohet me hapa të ngadalë. Po dëgjon një zë duke pëshpëritur:” kujtimi im i bukur, dashuria ime e ikur,largësi që të prekë me dorë,ndojherë edhe lotoj, të shijoj frytin e ëmbël si buzët tua pranverës, më aromatizon oborrin, jetën, gjithë verën të ujiti,të shuaj etjen...

Ja tani,në vjeshtë ikin gjethet ,kujtimet mbesin si ditën kur u ndamë.” Kështu fliste me pemën Kujtim Vezvesja,duke menduar se nuk e dëgjon askushi,as Zoti në Qiell.” Pa pritur zëri i Argjendit e trembi kur e dëgjoi në befasi.

-Po ku je ore Kujtim Vezvesja? Të thirra disa herë,asnjë zë, nuk dëgjova, pos zërin tënd në këtë këndë oborri, si në një stroful zogjësh. Me kënd flet ashtu o miku im i jetës?.!

Kujtimi sikur se u skuq në fytyrë, iu mor goja, nuk dinte as t’i thoshte “mirëseerdhe”,u hutua i tëri, pos gjakut, asgjë nuk levizte fytyrës së tij. Duke e parë të stepur, Argjendi zgjati duar për përshëndetje dhe ia hodhi qafës duke e shtërnguar fort. Më tepër donte t’a ç’lironte nga ajo amulli që e kishte përfshi se sa ta përgëdhlte me dashuri.Duke u liruar nga situata dal ngadal, shikoi mikun drejt e në sy, të dy fytyrat u ngrohen, filluan me buzëqeshë ëmbël me njëri tjetrin,iu dukej vetja si dy mëza t