Kujtimet e një muzikanti


"

NIKOLLAQ BULOS

Një jetë me muzikën" e NIKOLLAQ BULOS


Nga Përparim Hysi


Kur mbarova së lexuari librin e NIKOLLAQ BULOS "Një jetë me muzikën", më erdhën në mend një varg asociacionesh apo dhe thënie njerëzish të ditur kohërash,por më sinjifikative m'u duk ajo që thotë CEZARE PAVEZE:"Të shkruash është bukur,se bashkon dy gëzime njëherësh: flet me vete, por dhe me të tjerë", Dhe kështu ka ndodhur dhe me autorin e këtij libri. Ka nisur të shkruaj për jetën e tij dhe, befas, na i ka besuar të tërën neve, të tjerëve,që ,tek lexojmë faqe pas faqesh, shohim si vjen e rritet dhe bëhet i plotë përmes vështirësive që,me të vërtetë, nuk kanë qenë të pakta. Edhe me atë një faqe që ka shkruar e bija,EDLIRA, mund të arrish që të kuptosh se që ta shkruajë këtë libër me kujtime,aut