top of page

KUJTIME TË NRITURA


Botim i veçantë nga bashkëveprimtari i Unikombit Nysret Hajdari

BOTIMI I LIBRIT, “KUJTIME TË NRITURA TË KOHËVE TË ERRTA“ TË NYSRET HAJDARIT(FITIM FITIMIT) KA VLERË ENCIKLOPEDIKE!

Safet Sadiku

Një botim enciklopedik në dy vëllime me shumë fakte të grumbualluara për peripetitë dhe situata dramatike në politikë që përjetuan shqiptarët nën ish administratën e Jugosllavisë. Autori ka përfshirë shumë ngjarje nga viti 1940-1989 (vëllimi i parë) dhe nga viti 1989-1999-2017 (vëllimi i dytë). Me z. Nysret Hajdarin na ka lidhur veprimtaria e Unikombit, qysh në vitet 90-ta dhe është njëri nga ish antarët e kësaj kryesie me seli në Prishtinë, që nga dita e themelimit të saj. E falenderoj për dhuratën e çmuar dhe ndihem i vlerësuar me pasurimin e biblotekës sime me librin e këtij autori në dy vëllime.

Janë mbi njëmijëenjëqindë faqe në dy vëllime, me të dhëna fakte dhe ngjarje, ku autori ka kalur dhe ka përjetuar edhe vetë shumë situata dramatike, përfshirë këtu edhe burgosjen e tij pas vitit 1981.

Autori rrëfimin e librit e fillon me një sqarim modest: “...dhe vjen një kohë kur ti don të rrëfesh për jetën tënde, ndërkohë që vitet të kanë ikur e flokët të janë thinjur !...“ Sigurisht se në hyrje të librit autori ka falenderuar shumë persona të familjes, të cilët padyshim e kanë mbështetur në grumbullimin dhe sistemimin e gjithë këtyre fakteve për ngjarjet e ndodhura dhe poashtu për veprimtarinë e tij direkte me shumë sakrifica, të cilat ai i ka përjetuar gjatë gjithë proceseve.

Numri i intelektualëve të burgosur, të likfiduar, dhe burgosjet e shumta në të gjitha ngjarjet kronologjike të ndodhura në Kosovë, që nga vitet 1940-1989 janë padyshim të shumta, por janë edhe pjesë e krenarisë së autorit, i cili e shtron aktivitetin e tij dhe të familjes në zonën e Anomarovës me mjaft përkushtim. Janë shumë dëshmorë të përfshirë në libër jo vetëm nga Kosova por edhe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët gjithmonë Kosova ka qenë strehë e shumë veprimtarëve në ish Jugosllavi. Sigurisht në libër zënë vendin meritor edhe ngjarjet historike të vitit `81 e këndej dhe burgosjet e shumta që përjetoi populli shqiptar në gjithë ish Jugosllavinë.

Ndërkaq, pas fillimit të pluralizmit politik autori ndodhet në një nga subjektet më kombëtare dhe pranon ftesën e liderit mr. Halil Alidema për t’u futur në kryesi të Partisë së Unitetit Kombëtar-Unikombit që nga dita e parë. Si anëtar i kryesisë së Unikombit ai përshkruan shumë veprimtari me peshë historike. Ai përshkruan në mënyrë përmbledhëse edhe rrezikun e shumë veprimtarëve dhe të tij pas aktivitetit politik në kuadër të Unikombit. Poashtu përkshkruan rrethanat e vendosjes në Tiranë edhe të mr. Halil Alidemës në gjysmën e dytë të vitit 1992. Më pas nuk e ka kaluar pa sqaruar as gjendjen dhe gjithë proceset që ka kaluar intelektuali i ndritur mr. Ukshin Hoti, i cili siç dihet në një moment të caktuar historik „Për jetë a vdekje“ vendosi të pranoj detryrën e liderit të Unikombit. Ngjarjet që pasuan në procesin e burgosjes së tij ai e paraqet në formë koncize.

Ai në vëllimin e dytë ka paraqitur kronologjikisht edhe shumë ngjarje të ndodhura në Shqipëri, dhe poashtu edhe aktivitetin e Luftës çlirimtare të Kosovës, si një nga periudhat më të ndritshme të historisë sonë të re.

Gjatë këtyre ngjarjeve ai ka përmendur shumë dëshmorë dhe ka artikuluar qartë vendosmüerinë e tyre në procesin e angazhimit për ta mundur me luftë Serbinë, përfshirë këtu edhe faktorët ndërkombëtar dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Dhe poashtu edhe aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka trajtuar në mënyrë të veçantë, dhe duke shenuar si një shans historike për shqiptarët pa harruar dhe shtruar kërkesën se rruga duhet të vazhdohet edhe më tej në integrimin e gjithë shqiptarëve në një shtet.

Jam shumë i vetëdijshëm se një libër i tillë voluminoz, nuk përshkruhet dhe as nuk vlerësohet vetëm me pak fjalë. Ky libër mendoj se ka vlerë historike që në të ardhmen tonë duhet të vendoset dhe të integrohet nëpër institucione shkollore dhe institute shkencore që t’u shërbejë gjenratave të reja për studim dhe për trajtim korrekt të shumë çështjeve. Kjo është dhe do të jetë vlerë faktografike e pazëvendësueshme. E rëndësishme mbetet, përveç të tjerash edhe gjithë përvoja jetësore e Nysret Hajdarit, (Fitim Fitimit), i cili një jetë të tërë ishte një nga ushtarët më të mrekullueshëm i gjithë kauzës shqiptare.

Autorit i urojmë shumë suksese edhe në të ardhmen, dhe të na jetoj edhe shumë vite të tjera.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page