Kujtim Stana: Esse e Fatmir Terziut, shëndruar në vargje
- 1 day ago
- 1 min read

Gjithnjë për dashurinë time
(Esse e Fatmir Terziut, shëndruar në vargje)
Erdhi si një mëngjes brenda dhomës
E pa dukshmja mes nesh mori frymë,
Shqisat tona gjenin ritmin e moshës
Mund të mbanim dhe pa fjalë çdo fjalim.
Çdo vështrim, sa shumë mendime thosh
Kur goja kyçej, tregonte buzëqeshja,
Dhe heshtja kishte zërin, s’ mbetej bosh
Frymëmarrjet tona, në akorde të njejta.
Ndërsa nata, hidhte sipër të njejtën mbulesë
Më mirë se mendjet njiheshin shtatet,
Koha mbeste pak orë në harresë
Aromat, afërsinë ndjenin, nuhatjet.
Çdo trëndafil i kopshtit të mbjellur
Kish kuptim jete e çast të veçantë,
Një gëzim, një të qeshur a lot të fshehur
Një agim, perëndim, a natë të rrallē.
Dashuria na rrënjosi bindjen thellë
Se ka gjëra që s'vyshken ndër mote,
Këto rreshta i lexofshin dhe të tjerë
Mes gjithë zhurmës, që zukat kësaj bote.
Mund të kenë dhe tjetër gjuhë, një çift
Që kuptohen dhe pa folur, pra pa fjalē,
Koha merr e shuan prej nesh, çdo vit
Jo atë që lind në mirëkuptim të rrallë.
Kjo qe “ Esse-ja për dashurinë”
E shkrimtarit tonë fjalartë, Fatmir,
Le ta ketë dhe në vargje, si kujtim
Si dhuratë me gjithë, zemër nga një mik.
Kujtim Stana








Para se gjithash, faleminderit nga zemra, i dashur Kujtim! Më preku thellë fakti që një ese e imja gjeti jehonë në shpirtin tënd dhe u rilind në një formë tjetër artistike. Nuk është vetëm një përshtatje në vargje, por një dhuratë e rrallë miqësie, ku ndjeshmëria jote poetike i ka dhënë një ritëm e një frymëmarrje të re mendimit tim.
Kjo është bukuria e letërsisë: kur fjala e një miku bëhet frymëzim për tjetrin dhe krijon një urë të re mes prozës dhe poezisë. Të falënderoj për zemërgjerësinë, për respektin dhe për këtë gjest fisnik që do ta ruaj me shumë dashuri. Të uroj që pena jote të vazhdojë të sjellë vargje kaq të ndjera e njerëzore. Me mirënjohje të…