"Kujtesa e gjelber"
- Aug 15, 2020
- 1 min read
Poezi

Vitet i solla me te kaltrat kujtime, ne nje nate blu. Mbremja detare, m'i solli te gjitha. Ketu...
Vendlindja jone... LVendlindja e lugjeve te verdha shpirtin na gelonte, ndersa ushqeheshim me predha, skerkave, nder zabele.
Thoshte bemata jote, do te behem i forte, s' jetohet ne katror, vella! kerkoj yjeter bote...
Lumi yne ikte furtune rebeli, ti, shaluar permbi qiej, larg fluturoje, teper larg...
Une milja kohen, dhine e verdhe me nje sise, te prisja te shelgu te mberrije, te masoja per biondinet e Rusise...
Prape te pres ne Vlore, te te tregoj mrekullite, detin dhe qiellin ketu i kap me dore, dhe malet krehin mjekrat...
Te pret kujtesa e gjelber, Profesor! 1)

Kushtim, Prof. dr. Eshref Ymerit, me banim ne Santa Barbara, Kaliforni.








Eqerem Canaj
I ndrituri vella Eshref! Poezia "Kujyesa e gjelber" eshte botuar ne vellimin poetik"Apoteoza". Sot, thjesht, si pershendetje kujtese... Prof Terziu, si mik me vlere, kishte vendosur edhe foton tuaj. M'u be qejfi, aq me teper kur lexova pergjigjen tuaj poetike. Te falenderoj. Perqafime!
Eshref Ymeri:
Eqerem i dashur, poet, prozator,
Talent i spikatur në të shtrenjtën Vlorë,
Më ke prekur thellë me vargjet e tua,
Zemra m’u ndez hor dhe m’u përmallua.
Në Vlorën e shtrenjtë kalova rininë,
Ku pë herë të parë njoha dashurinë.
M’i ndeze kujtimet për atë gjimnaz,
Ndaj më gufon zemra plot mall e maraz.
Më zgjove Parikën, Gjyshen tënde zonjë,
Që dhe fort e moshuar ishte shtatbillonjë,
Që bash si një motër qe me Nënën time,
Ndaj për to s’harrohen gjithë ato kujtime.
Vërtet që jam larg, në breg të Kalifornisë,
Por me zemër jam në tokë të Arbërisë.
Se aty është balta që më bëri burrë,
Ndaj balta e botës s’ia zë vendin kurrë.
Në Vlorë do…