top of page

KUJT I BËRTET BRAÇJA...


KUJT I BËRTET BRAÇJA, ERJON?... -Po ndiqja deponimet e qeta për 6 Janarin Amerikan, por toni i Braçes me “zgjoi” duke me “sjelle” Aty-

Në Kongresin Amerikan, po dëgjohen pohimet e qeta nga ish-pushtetarë dhe ish-këshilltarë të qeverisjes Tramp. Me qetësi, njerëzit rrëfejnë atë që kanë dëshmuar dhe ndajnë një moment njerëzor: përgjegjësinë. E përgjegjshme ishte edhe vajza e Presidentit, edhe dhëndrri, edhe ajo suhita e juristëve brënda Shtëpisë së Bardhë… Sot folën ata që ishin pranë ish-Presidntit Pence. Fakte të çuditshme që të duken “çmenduri” e Demokracisë Amerikane, e cila sërish mbetet “fuksionale për individin”. Ai që ka tru dëgjon dhe “mbetet tek e tija”…Por britmat e deputetit Braçe, Eroj më bënë të “kthjeka kokën në Lindje”, ku është vendlindja ime, Shqipëri. Dikush bërtiste në Parlametin Shqiptar, dikush çirrej para deputetëvë gati si i marrë, si një njeri që nuk ka qënë kurrë në podjume dhe përgjegjësi qeverisëse. Befas kujtova se po më bërtiste mua që kam mbi dy dekada larg “qeverive shqiptare”, kujtova se ishte ndonjë fermer i revoltuar, dhe si ish-autor i emisionit radiofonik “Sie dhe Diell” tek Radio-Tirana, shekullin që shkoi, u bëra kurojoz… Ai bërtiste. Bërtiste si dikur një vlonjat në Kampin e Pionerevë ku unë isha instruktor i përkohshëm në vitet 80-të. Ai, ish-drejtori i kampit dinte vetëm të bërtiste dhe Braçja, Erjon, ish-klegu im, por me karrierë të gjatë deri në numurin DY të qeverisjes shqiptare…Erjoni bërtiste si dikur në “Mbledhjet e Plenumeve” kur dënoheshin “Armiqtë e radhës”…Bëriste dhe unë u tremba edhe pse isha larg, shumë larg stërkalavë bërtitëse… Kurrë nuk kisha dëgjuar britma të atilla në Parlament dhe u trondita. Kujtova se “plasi bomba” në Parlament si dikur “krisma e kuksianit” ndaj Hajdarit, Azem… U tremba dhe po dëgjoja…Nuk mund ta besoja se si një ish-numur dy Qeverije mund të bërtiste aq shumë në publik dhe mendova se mbase do ketë bërë namin në Mbledhjet e Qeverisë kur ishte Numuri Dy…Do kenë rënë tavanet e ndërtesës së rëndë qeveritare ato kohë, me siguri… Britmat e Braçes, Erjon më “sollën” aty ndërsa “duartrokitjen” e Opozitës sikur më shpallën “non Grata” dhe nuk erdha dot…Mbeta larg duke dëgjuar britma hipokrite të njerëzve që pasi “kanë shtrydhur koqet” në pushtet, bërtasin në Parlament që t’i dëgjojmë edhe në ikanakët… Sa e çudtishme. Britmat më trembën mua në Amerikë, po fermerët në Lushnjë?.... Kujt i bërtisni Ju, Braçe, Erjon!?.... Thjesht jam kurjoz edhe pse “ikanak shqiptar”…

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page