top of page

Ku ishit ju, ADAMË?


Ku ishit ju, ADAMË?!!!

"Të heshtësh bën akt terrorist!" DEAN FANTE

(poezi)


Nga Përparim HYSI Kam një pyetje që nuk më lë të qetë, Kam një pyetje që kërkon përgjigje:

-Të gjithë ju,ADAMË,ku qetë, Kur në SHQIPËRI u bënë krime? Ku qetë kur TRIFON XHAGJIKËN vranë me plumba Vetëm e vetëm se"Atdhenë e pa lakuriq" * JU veshët me dyllë,nga goja:vuva! E bëtë sehir kur e vunë në kryq!!!

Dhe Vangjel Leshon e vranë dhe FAdil KOKOMANIN (Por ju nuk i patë se"sytë i kishit mbyllur") Po si mund të hidhnit poshtë partinë e komandantin? Se ju,besnikërisht,me partinë qetë lidhur.

Krijimtaria juaj shkonte"fjollë" dhe partia u vinte dafina Se në prozë a me vargje"zbukuronit oborrin e partisë" Gojën hiç nuk e hapët as kur u prishën xhami e kisha Se ju kot nuk ishit"krenaria e kulturës dhe e letërsisë". Heshtët dhe kur u vranë dy POETË në LIBRAZHD (UH,po si në LIBRAZHD të ketë poetë?!!!) Me partinë e pushtetin kullotnin në një grazhd Dhe për ju sahati i konfortit rrinte tetë!!! Kurba e terrorit ngrihet ca më lart Në KUKËS varën POETIN HAVZI NELA!!! Heshtët se në shpirtëra kini natë Dhe për ju,ADAMËR,më kap e vjella. Tani zini e flisni,zbrazni pushkë pas luftës, Dhe gati"bini therorë" me tuajat shkrime Nuk kini kokrrën e kripës,as druajtje prej krupës Se jini bashkëfajtorë në krime. Pendesë nuk njihni dhe hiqeni inoçentë "Qe kohë e keqe dhe qe diktaturë!" Secili që dje heshti,sot gati të shpallet disidentë

Ç'është më e keqja:-Ndonjë rreh gjoksin se qe burrë! ADAMËR! JU nuk e hapët gojën,kur duhej folur, Dhe partia e pushteti ju mbuloi me çmime Patjetër,kur erdh demokracia,pendesë duhet të kishit njohur (këto vargje të mia,e presin një përgjigje) * varg nga TRIFON XHAGJIKA.


Tiranë,24 shtattor 2021

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page