top of page

Ku e kishte hallin Graham Norton?


Duke prezantuar "Shqipëria në NATO"

A duhej sharë Shqipëria dhe kënga e Kejsi Tolës?

Ku e kishte hallin Graham Norton? 

Fatmir Terziu

Ishte 16 Maji, e shtuna që pritej me emocion në mesin e shqiptarëve të Londrës. Atë natë ishin tre evenimente artistike që parathuhej se ndiqeshin shumë nga emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Madje organizatorët e njërit prej evenimenteve, tubimit festiv “Shqipëria në NATO”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve Sabri FejzullahuEli Fara e grupi “Tinguj Zemre”, kishin sikletin e mbushjes së sallës përpos faktit se në të njëjtën ditë dhe orë ishin edhe dy evenimentet e tjera, “Big Brother Albania” dhe “Eurovizioni”. Dhe ndërsa tubimi festiv “Shqipëria në NATO”, të cilin e prezantoja unë po mbaronte, unë mora një mesazh në celularin tim ku thuhej se “Prezantuesi i njohur Graham Norton ka shkaktuar nje incident diplomatik, duke bërë një deklaratë fyese për këngën shqiptare të kënduar nga Kejsi Tola. Ai mësohej në mesazh të kishte thënë: "Lajmi i keq tani është se ku do të shihni Shqipërinë...". 


Një pyetje Eli Farës

Menjëherë më pas filluan komunikimet tona. Në emailat e mi dhe ato të redaksisë së gazetës së Komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, vini edhe mesazhe më të ndërlikuara. Më pas u afrua edhe një link ku votohej dhe ankohej për incidentin e zotit Graham Norton. Duke qenë të kujdeshëm mes emocionesh të tilla, ne si redaksi komunikuam zyrtarisht nëpërmjet një letre depozituar burimeve njerëzore dhe ankesave në departamentin e BBC-së. Nuk morrëm ndonjë përgjigje konkrete. Por, pas këtyre tentimeve tona, përsëri ishin emailat që na informonin se lista e ankimeve kishte shkuar në mijëra vetë. Më tej mësohej se BBC u ka kërkuar falje gjithë shqiptarëve për këtë incident. Ndërkohë kënga shqiptare e kënduar nga e talentuara Kejsi Tola, është komentuar në forma të ndryshme në disa gazeta online. Kritikat më të shumta kanë qenë për konceptimin shoqërues dhe mënyrën e prezantimit. Është pikërisht “Ocean FM” e datës 17 Maj që shprehet: “Ndërkohë, Shqipëria që përbëhej nga një këngëtare e re e shoqëruar nga një balerin i maskuar ishte ndoshta më surrealja e mbrëmjes”. Por këto kritika duken normale dhe tejet dashamirëse për të vënë në pah një pikë e cila ndoshta ka përmbysur rezultatin më pozitiv të ardhur nga zëri briliant i këngëtares fantastike, Kejsi Tola. Të gjitha arsyet shqetësuese që vijnë janë nga fjalët që prezantuesi lëshoi në TV. 


I madhi Sabri Fejzullahu, ka mjaft për të thënë...

Graham Norton i BBC-së, shkruan gazeta “Telegraf” e datës 17 Maj, ka kryer detyrat e komentatorit për herë të parë,  pas veteranit të Eurovizionit Sir Terry Wogan që dha dorëheqjen vitin e kaluar. Dhe kështu ai ka krijuar incidentet e para në komentimin e tij. Njëri ka qenë duke komentuar hapjen e aktit Cirque du Soleil, ku Norton ka vërejtur: "Unë nuk e kuptoj Janette Krankie a ishte duke performuar’ dhe para hyrjes së Shqipërisë në konkurrim ai thekson: “Tani është një lajm i keq, jeni gati për të shikuar Shqipërinë. Ajo është vetëm 17 prandaj ju lutem që të mbajmë në mend. Ku ishte nëna e saj? Pse nuk e morri hapin ajo të thotë jo?" (Alistar Jamieson, 17 Maj 2009, Telegraf online). Mjaft kritika të ashpra kundrejt këtij prezantuesi me emër të BBC-së kanë qarkulluar menjëherë online dhe nëpër media e gazeta të ndryshme.  

Instanca të ndryshme të komunuitetit shqiptar dhe më së shumti nga fusha e intelektualëve krijues kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre. Kështu fill pas kësaj ndihet një fakt që ende shoqëron padashje në shekullin e 21 –të emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Botë. Një fakt që vështirë se mund të zhduket, pasi ende në faqe të shumta gazetash shkruhen e shihen problematika që lidhen me shqiptarët dhe keqinterpretimin e tyre nga mediat e huaja.


Rikthim tek arkiva jonë:

24 May 2009

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page