top of page

Kthim nga koha....


SHQIPERI - PALESTINE Paralele, Ngjashmeri... (Zëri I Rinisë, 3 Gusht, 1991)

Para pak ditësh lexuam në shtyp: U formua Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Palestinë dhe pa e kuptuar e gjejmë veten “të lodhur nga Fati”. Si “nga fati”?, pyesim veten, dhe s’mundim që s’mundim t’i themi të gjitha. Jo nga mungesa e lirisë së fjaës por nga tepria e krenarisë legjitme për veten, për vendin e popullin tonë...

Shqipëri Palestinë! Ose…Palestinë Palestinë...! Së pari na “braktisën” pjesë të tëra të Atdheut: Kosova, Çamëria... Europa caktoi kufijtë e “fatit” të shqetësuar përgjithnjë...

Atëherë u zgjuan me vonesë. Të tjerët? Eh të tjerët! Pastaj erdhi çlirimi, fill pas tij njeriu e gjeti të pamjaftueshme atë më kryesoren: Lirinë! Dhe arriti një ditë kur mund të thuhej me plot gojën: Ja që u ndjeke i pa-atdhe edhe në Atdheun tënd, kur nuk je realisht zot i Tij! E ku ka ndryshim prej pushtuesish të huaj me pushtuesin e brendshëm?

Pastaj... pastaj thua se i pa-atdhe që i pa-atdhe jam, përse të mos marr rrugët e Botës?! Së paku shpëtoj trupin!

Më 2 korrik “huliganët, të pashkollët” pushtuan ambasadat, Në mitingun e pas-përcjelljes së përmortshme (entuziaste) u tha se sidoqoftë ata- të ikurit- nuk ishin Shqipëria!”.

S’kaloi shume dhe “dezertoi” Kadareja. Intelektuali nuk pushtoi ambasadat por.. Parisin! Pastaj. Ku kishte më kuptim pastaj?! Nga toka, ajri e deti! Gjer edhe shoqëria “Lundra e Trape” u vu në dispozicion të refugjatëve albanezë... Mijërat, dhjetëra-mijërat, qindra-mijërat që po i mësojnë shqipen Evropës...duke e harruar për veten e vet! Paçi fat, së paku atje, refugjatë palestinezë (albanezë)!

…U krijua shoqata e miqësisë Shqipëri Palestinë. Rastësisht, emri i kryetarit të Shoqatës ishte Kismet. Kismet paçin, atëherë, të dy popujt! Erind Selenica (Faruk Myrtaj)



18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page