top of page

Kristo Çipa: Refleksion në kohë vjeshte.

7 hours ago
1 min read

Refleksion në kohë vjeshte.

PAQJA KURRË TË MOS NA NDAJË!


U ula të flas me dheun

I bëra zë amanetit

Emigrantit i thashë-Kthehu!

Mos u tund bosh!- i thashë djepit


Kohë e ligë dërgon sinjale

Bota në qafë të belasë

Lëvizin eshtrat në varre

Los legjenda e kalasë.


Kombi im në kollë kolltuku

I pjek gështenjat në diell

Lakmia kockën ja nduku

Besimet grinden për qiell.


Duku fe e shqiptarisë!

Jo në qiell por në tokë

Le të zgjohemi të gjithë

Për gjakun derdhur me okë!


Paqja të jetë lulja e gurit

Një veç një të jetë SHQIPËRIA!

Të mos qajë syri i flamurit

Se u mbytëm nga liria.


Besimi në punë të tija

Feja jonë është Shqiptaria!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page