top of page

Kristo Çipa: Petraq Pali, bregasi pranveror

  • May 9
  • 2 min read

ZEMRËN SI DETI, QESHJEN SI DIELLI

( Petraq Pali, bregasi pranveror)

Kur isha në shkollën 8- vjeçare në Pilur, herë në ambjentet shkollore, herë në aktivitete por më shumë në bisedat familjare, dëgjoja të flitej për Janko Palin, këtë burrë të nderuar, të lexuar, të apasionuar për këngët, traditat dhe arsimin. Përpos këtyre vetive Janko Palin e mbanin edhe me një kulturë dhe xhentilencë europiane dhe si për legjendat flitej edhe për bibliotekën e tij shumë të pasur dhe gati të pangacmueshme si arshivë emër madhe.

Tani pas gati 55 vjetësh gjithë atë sasi librash e ka botuar djali i tij Petraq Pali me krijimtarinë e tij artistike . Petraqi duhet të jetë ndër njerzit më unik në krejt bregdetin për ekspresivitetin e tij dhe dinamikën e lëvizjes. Oqeani Atlantik është bërë mik me haren e tij fluturuese dhe linjat ajrore të udhëtimeve patjetër që duhet ta kenë udhëtar exelent.


Nuk dua të shkruaj në këtë ese për sasinë dhe cilësinë e tij krijuese por doja që së bashku me rrethin tim të miqve në fb, bashkëkrahinorët, labërit dhe krejt shqiptarët, të veçoja karakterin e tij tejet dashamirës, solidar, human, realist dhe thellësisht patriotik. Tek Petraq Pali do të gjesh ekstratin më të saktë të një bregasi që nga prehistoria deri në modernitetin e sotëm. Në gjoksin e tij shkëmbor reh një zemër e gjërë si deti dhe në ballin e buzët e tij buzëqeshja nuk venitet kurrë. Objektiv për gjithëçka dhe konsesual për çdo gjë e në çdo moment.

Shpesh ne kur duam të marrim një personazh simbolizues për të mirën, mua menjëherë më shkon mendja pikërisht tek Petraqi. Kështu kanë qenë burrat bregas në mijëravjeçarët historik. Petraqi është shkëmbi karakteristik i Qeparoit me të gjitha ngjyrimet jetësore natyrale që ka mbi faqet e tij kundruall detit dhe kohës. Mosha e tij edhe pse po shkon drejt asaj lisore të gënjen ose më mirë të qesh me sportivitetin dhe energjinë që mbart dhe rezaton. Kur ulemi dhe pimë kafe ai ta rrëmben mendimin dhe dëshirën e bëhet me ngulm pjesë e zgjidhjes të shqetsimit që ke.

A ka ndonjëher borë në skutat e qënies sl tij?- Patjetër që po se edhe ai i mishtë është por është e vështirë, gati e pamundur që t’ja lexosh dhe absolutish jo t’ja shikosh.

Shpesh flasim për problematikat e bregut dhe fjala si vala shkon tek kënga. Aty merr frymë thellë dhe e nis mendimin duke të përmendur të parin Neço Mukon dhe vazhdon me radhë.

Ëndërojmë dhe pse mos te realizojmë që këngën bregase ta çojmë të oshëtij atje ku ai ka familjen në Amerikë.

Petraqi është simboli i mirësisë dhe titani i krijimtarisë.

Unë i uroj jetë të gjatë dhe ekspresive siç është deri tani vet ai!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page