Kristo Çipa: FOTUA

(Kur kënga është bota e shpirtit, largësitë zerohen)
Ishin vitet 1976-77 kur si gjimnazistë në shkollën e mesme Himarë , filluam të ndeznim zjarrin e këngës. Në përpjekjen e bukur por dhe të papërvojë filluan të dilnin ata që ndjenin së brendshmi këngën dhe nisën provat. Midis të tjerëve jo vetëm me zërin e tij kaba por edhe pasionin impulsiv, dallohej Foto Leka me trupin e tij si vet isua sa i fortë dhe me bazament dhe u rreshtua përkrah Donika Kokëdhima ,Janaq Gërdhuqit, Polo Çipës, Qëndro Kolagjit, Qirjako Boçit, Marko Milos etj. Asambli i shkollës së mesme “ Spiro Gjiknuri me udhëheqës artistik Spiro Çakallin zuri vendin e parë në festivalin foklorik të shkollave të mesme të rrethit të Vlorës në sheshin e flamurit. Në kthim autobuzi që përshkroi udhën Vlorë- Himarë u ndodh nën furinë entuziaste të djemve e vajzave të atij asambli dhe përplasja me ritëm marshi i këmbëve nga Foto Leka bëri që shoferi i atij autobuzi shpesh të ndalonte dhe të kërkonte qetsim.
Pas mbarimit të shkollës së mesme secili morri drejtimin e jetës.

Në krizën njerëzore të viteve 2000 Fotua së bashku me Janaq Tatën ju bashkua nismës për ngitjen e grupit të bregdetit të Himarës me këngëtarë nga fshatrat e bregut. Sa filloi aktivitetin grupi me këngën “ Unë jam Damjan i Himarës” dëgjohej shpesh jo vetëm isua e fortë e intonuar dhe melodioze por edhe shakaja dhe e qeshura e tij me refrenin e shumëmpërsëritur” e të maça!”!
Ka rreth 25 vjet që Fotua erdhi në grupin e bregdetit dhe më vonë Asamblin foklorik “ Bejkë e bardhë” Pilur dhe ka kontribuar për rreth 120 këngë që kemi interpretuar. Është pjestar në 7 festivalet “ Netët e Bejkës bardhë”, në FFKGjirokastër në vitet 2004,2009,2015,2023. Ka ardhur në turnet jashtë vendit në Mal tl zi, Kosovë, Slloveni, Korsikë etj. Kur Fotua ështën prezentë grupi ndjehet i sigurt.
Është vargamal i tërthortë i bregut dhe siguron qëndresën. Kur na pyesin se pse e merrni gjithëmonë nga Kudhësi në Pilur u përgjigjemi se është këngëtar virtuoz ashtu siç është në futboll Leon Mesi
Nuk mund ta kuptojmë aktivitetin folklorik pa zërin e Fotos dhe pa veçantin ë “ të maça-s” së tij
Ndër isot e Pilurit, Himarës, Qeparoit, Kudhësit, Fotua padyshim që ngelet ndër më virtuozët. Kontributi i tij nuk ështl vetëm folklorik dhe artistik por më shumë është patriotik. Nder dhe vlerë i jep bregut, këngës , Kudhësit dhe pa dyshim familjes së tij.
Brezat që do vijnë do të kenë pika orientimi për kulturën dhe traditën tonë. Foto Leka ka kapërxyer mentalitetet dritlshkurtëra që s” kapërxejnë dot as edhe rrëket e kohës.








Comments