KRISTO ZHARKALLIU: SHQIPERIA DHE TURQIA... JANË ARMIQ AKOMA?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 19, 2024
- 5 min read

NGA KRISTO ZHARKALLIU
Të gjithë popujt e botës kanë historinë e tyre të cilën e ruajnë, e respektojnë dhe u a trashëgojnë brezave të ardhëshëm. Shumë rrallë të gjesh një vend që të mos ketë vuajtur nga pushtimet e huaja, nga padrejtësitë kombëtare që u a impononin të huajt-pushtues ose dhe kolonialë. Në kohën tonë akoma ekzistojnë vënde të pushtuara, ashtu si ekzistonte që vetëm para disa dekada pjesa më e madhe e popullsisë dhe të globit, ishin koloni të të ashtuquajturit europjanë të...kulturuar. A mund të harrojmë që vetë SHBA ishin koloni të Anglisë? Ose...ose vendet aziatike dhe afrikane (nuk dua të flasim për Amerikën Latine që ishte në vartësi të...Spanjës!) Jo shumë larg akoma dhe Kina ishte nën diktatin anglez (Ju kujtohet epoka e opiumit?) ndërsa Hindia me popullsinë më të madhe në botë (sot- por edhe më parë kur ishte bashkë me Pakistanin e Baglladeshin!) mbetin koloni deri aty nga viti 1949! Ju kujtohet Gandi me lëvizjen e tij madhështore paqësore të ‘’Jo dhunë’’? A kanë armiqësi sot indusët dhe afrikanët ndaj Britanisë (së Madhe) sepse i shfrytëzoi kaq shekuj? Ose dhe amerikanët? A urrehen sot Franca, Portogalia, Hollanda e vende të tjera KOLONIALE europjane? Latinopamerikanët urrejnë Spanjën? Mos më thoni se kolonizatorët silleshin mirë me këta popuj dhe se u sillnin mirëqënien sepse i detyronin t’u bindeshin dhe të përqafonin (me dhunë) besimin kristian dhe të mohonin traditat e tyre! Mos duhet të kujtojmë sado pak ‘’indianët’’ e Amerikës? Këta i pritën me lule pushtuesit europjane? Ndonse pushtuesit duan ngahera të paraqiten si shpëtimtarë dhe bartës të të ashtuquajturës kulturë që gjoja mbartin me vete- ashtu si mbartin shpatën dhe kryqin, besoj se ju kujtohen kryqëzatat gjakatare grabitqare të krishtera- si do të bënin më vonë edhe hordhitë islamike kundër popujve që pushtonin... Ms fjalë të tjetra armiqësitë gjekatare kanë ekzistuar ngahera- ashtu si ngahera i forti shtypte humbësin, i impononte skllavërinë dhe fenë aë ai besonte... Le të kujtojmë pak Europën tonë: Sa shekuj ishin në armiqësi dhe luftë Anglia me Francën? (mos ji kujtohwet Zhan d’Ark?) PO franca me Gjermaninë, kur ishin në paqe? Mandej luftrat më të përgjakëshme të shekullit të kaëiuar (por edhe më parë a nuk janë bërë në Eutropën tonë ‘’të qytetëruar’’? Veçse vitete e fundit- gati 80 vjet (po i afrohemi shekullit) popujt e Europës u pajtuan- u bashkuan dhe krijuan Europën e Bashkuar- fillimisht pa vëndet e Europsë Lindore dhe tani ttë gjithë së bashku me përjashtim të Rusisë që kujton se është akoma Perandori cariste ose sovjetike...
Sigurisht nuk themi diçka të re! Por duket se një pjesë të shqiptarëve kanë mbetur aty nga shekulli 15 kur Gjergj Kastrioti ynë i Madh luftonte kundër sulltanëve otomanë.Është e vërtetë se pushtimi otoman 500 vjeçar iu la shqiptarëve trrashëgim besimin fetar mysliman ( ose një pjesë er madhe të shqiptarëve) Por kjo nuk duhet t’i lidhë kurrsesi me Turqinë e sotme...Duke lexuar ato që kalemxhinjtë shqiptarë shkruajnë për Erdoganin (sulltan e quajnë) dhe për shqiptarët që duan marrëdhënie të mira me Turqinë, beson se Shqipëria rrezikohet të pushtohet përsëri nga otomanët! Madje këta nuk kuptojnë se Turqia e sotme nuk ka asnjë lidhje me Tuqinë e sulltanëve kundër të cilëve luftonte Skenderbeu ynë! Këta duan të na bindin se me një xhami në Tiranë, Shqipëria do të shndërrohet në një vend islamik i varur nga..sulltani Erdogan! Ndonse unë kam qënë kundër Erdoganit dhe e kam kritikuar nga të parët- për politikën e tij të brendeshme që po shfuqëzon disi trrashëgimin e shqiptarit (!!!) Mustafa Qemal- Ataturkut, nuk mund të besoj se Turqia e sotme mund t’i bëjë dëm Shqipërisë. Dihet se fuqitë shoviniste që rrethojnë Shqipërinë shpikin lloj lloj intrigash se gjoja shqiptarët po krijojnë një ‘’shtet islamik’’ dhe nga ana tjetër vrapojnë dhe ata të përfitojnë nga marrëdhëniet me Turqinë..Nuk e vunë re këta se i ashtuquajturi sulltan nga Tirana fluturoi për në Beograd? (thua të dojë të islamizojë dhe sërbët?!!)
E theksoj se jam pa asnjë besim fetar. Besoj se besimet fetare i kanë sjellë fatkeqësi të mëdha njerëzimit. Sa për ilustrim mund t’u kujtojmë kristianëve kryqëzatat dhe inkuizicioni i tmerrëshmë mesjetar. Vitet e fundit dhe islamistët kanë shpikur inkuizicionin e tyre me...ISSIS- ose i ashtuquajturin shtetin islamik që ka shkatërruar disa vende- Sirinë, Irakun, Libinë..e të tjera.
Por le të kthehemi tek marrëdhëniet shqiptaro turke. Unë besoj se Shqipërisë i leverdis të ketë marrëdhënie miqësore strategjike me Turqinë. Turqia e ka ndihmuar Shqipërinë në ditë të vështira- besoj t’ju kujtohet Kryeministra Çiler. Ndërsa vëndet që rrethojnë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Turqia e ka njohur dhe e mbështet. Pse pra gjithë kjo zhurmë antiturke në Tiranë? Shqiptarët janë akoma në luftë me Turqinë? Në Tiranë janë ngritur dhe kisha madhështore nga fqinjët, pse na prrishka punë një xhami që bëhet me para të Turqisë? Atje do të shkojnë besimtarër myslimanë si shkojnë dhe ortodoksët dhe katolikët në kishat e tyre! Pamvarësisht që unë do të doja që shqiparët të mos shkelnin as në kishë as në xhami- duke besuar atë që ka thënë Pashko Vasa se ‘’Feja e shqiptarit është Shqiptaria...’’ por mjerisht pas shëmnbjes së komunizmit fantazmat e përçarjes fetare sekur u rizgjuan- ndonse besohej se shqiptarët kishin përqafuar fenë e tyre- Ateizmin... Por duket se popujt nuk mund të mbijetojnë pa besime të kota fetare- megjithë mjerimet dhe fatkeqësitë që mbartin të gjitha besimet fetare.
Mjerisht fanatizmi mbizotëron edhe sot në botë madje dhe në botën shqiptare. Doja të qeshja kur lexova se në Kosovë nuk botohen shkrime të atyre që kanë emra të krishterë- Jorgo (Gjergj) Andon, Mihal dhe...patjetër Kristo se i quajnë grekë dhe sërbë. Qesharake do të thoni, por mjerisht kanë një dozë të vërtetë. Sa shkrime për Kosovën të miat si (‘’MOTIVE NGA KOSOVA’’ ‘’BOMBARDONI BEOGRADIN’’ e shumë të tjera) nuk dolën asnjëherë në dritë ndonse kisha njohur shumë intelektualë të Prishtinës. Madje dhe shkrimet më të herëshme të Nolit në revistën greke ‘’NOUMAS’’ të cilat i gjetëm me Shkëlzen Raçën dhe unë i përktheva shqip, nuk u botuan në Prishtinë por në...Tiranë pa përmendur sigurisht emrin e përkthyesit!!! Këto i them se akoma ekziston fanatizmi fetar dhe kjo nuk i sjell asgjë të mirë popullit shqiptar që me shekuj ka jetuar në harmoni të plotë me të gjitha besimet fetare. Prandaj duket qesharake propaganda e viteve të fundit kundër myslimanëve, kundër ortodoksëve dhe...pajetër kundër vllehëve! Kundër katolikëve nuk dëgjohen shumë gjëra, këta e kanë mirë me Papën dhe me...Italinë...mike.
Sidoqftë besoj se marrëdhëniet e mira me Turqinë nuk i sjellin asgjë të keqe Shqipërisë. Ashtu si duhet të ketë miqësi me fqinjët e tjerë që rrethojnë kombin arbëror, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira e mirë e shqiptarëve. Miqësia bëhet e mirë kur e duan të dy palët!
KRISTO ZHARKALLI Athinë, 19 tetor 2024.
Comments