Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite


Nue Oroshi


Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë,por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar.Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Më,17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar.Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin.Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!

Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte se nga Zvicrra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?

A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar.A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje.Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë.Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje,por që diçka konkrete ende nuk është thënë.Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.

Edhe Jusufi,Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën,poezinë,të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës.Por fati i keq tek ne shqiptarët,është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre.E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore.Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar.Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar,por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare.Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur.A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.

Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën, mund edhe mos të jenë shqiptar,por fakt i pamohushëm është, se pati edhe shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit