top of page

Kozma Gjergji: UDHË TË MBARË MIKU IM MYSLIM  MASKA! 

  • Mar 4
  • 1 min read

 

        Më tronditi e pikëlloj pa masë lajmi i papritur për ndarjen e parakohëshme nga jeta të mikut shumë të çmuar, poetit, prozatorit, përkthyesit, Myslim Maska. 

        Pengu e rëndesa më shtohen edhe se, që kur morëm mërgimin e u shkëputëm nga njëri-tjetri, dhe pas vitesh u rilidhëm, s'arritëm të takoheshim e çmalleshim për së afërmi. 

        Myslimi është një ndër miqtë e mi të afërt të kohës së rinisë. Na njohu e lidhi fort pasioni i madh për letërsinë, përpjekjet për të njohur e përvetësuar mjeshtërin artistike të fjalës. 

        Qysh atëherë Myslymi shquhej për kulturën e dijen e gjerë, për kërkesa të larta në krijimtari, për prirjen artistike e të zotërimit të gjuhëve të huaja, dhe që përmes përkthimeve na “gostiste” bujarisht me perla të artit botëror. 

        Rrallë gjen si tek Myslimi aq të harmonizuar Njeriun, Artistin, Intelektualin. Kurdoherë në anën e së mirës, humanizmit, njerëzores, të vlerave më të larta e progresit, dhe  gjithmonë i gatshëm për të ndarë edhe kafshatën. 

        Të tilla virtyte tretur në një pafundësi mbresash e motivesh nga jeta, talenti i tij i shndërrojë në ujëvara e dallgë lirike që përshkojnë vargjet e prozat e tij cilësore. 

        Do t’i lexojmë hera-herë ato, e kështu herë-herë do të takohemi, bashkëbisedojmë, çmallemi dhe e kemi përherë mes nesh Myslimin tonë të paharruar. 

        Udhë të mbarë i shtrenjti Mik! 

        Të dashur e respektuar Valentina, Laura, Orges, jemi me ju edhe Unë e Natasha në këtë kohë tepër të vështirë, dhe lutemi që të keni forcë dhe kurajo në përballimin e dhimbjes së madhe. Ju shprehim ngushëllimet më të thella juve dhe gjithë të afërmve tuaj! 

                           Përqafime, Natasha e Kozma Gjergji 

                                  Venecia, 4 Mars 2026.

2 Comments


        I nderuari z.Vasil Klironomi, ju falenderoj për fjalët ngushëlluese dhe gjithçka tjetër aq prekëse që më treguat nga përcjellja për në amshim e mikut tonë Myslimit. 

        U preft në paqe e qoftë përjetësisht i paharruar kujtimi i tij! 

                         Me respekt, Kozma Gjergji. 

Like

Vasil Klironomi
Mar 05

Kozma i dashur, miku im dhe i  Myslimit. Me ikjen e tij nga jeta, s’n na mbeti gjë tjetër veç të ngushëllojmë njëri-tjetrin, t’i premtojmë njëri-tjetrit se nuk do ta harrojmë kurrë. Sot përcollëm Myslimin tonë në strehën e tij të fundit. Ishim të gjithë aty; shpirtërishtë të lënduar. Folëm për jetën e tij. Ilirit i dridhej zëri, mua më rrodhën lotët, ndërsa Nikua lexoi një poezi të Myslimit. Ishte dhe Stefani, Miri Dhrami, Harillaqi dhe shumë të tjerë. Ishit me mendje dhe zemër edhe ju që jini largë. Sa i dhamë lajmin e hidhur, Dr. Fatmirit, e transmentoi në gjithë planetin (kudo ku ndodhen shqiptarët nëpër botë.)


Myslimi ynë ishte një shenjtë i vërtetë; në zemrën e tij nuk…


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page