top of page

“KONSTRUKTIVE”


OPOZITA JONЁ “KONSTRUKTIVE”

(ose: opozita me ARUSHЁN…)


Nga banalisti: Sadullah ZEQIRI


1.

Opozita - DY (LDK – PDK – AAK…), si parti institucionale, po e këshillojnë dhe kurajojnë Qeverinë Kurti - II për formimin e Asociacionit në pajtim me marrëveshjet brukseliane të vitit 2013…dhe 2015, të cilat i ka lidhur ajo dhe ratifikuar në Kuvend…!

Ose që t’i sjellë ato marrëveshje në kuvend për anulim pasiqë i ka votat dhe për këtë anulim edhe votat e saj…

Edhepse mirë e dinë se ajo është marrëveshje ndërkombëtare dhe e detyrueshme për zbatim…

E vonë opozita jonë, me këtë konstruksion, për të ndaluar këtë serboasociacion…

Ёshtë dashur që të mos nënshkruhet e brukselizuara dhe e ndërkombëtarizuara marrëveshje për asociacionin e komunave serbe – si njësisë kushtetuese…

Ёshtë dashur që – opozita, kur ishte pozitë, në momentin kur Vuçiqi ua solli Car Llazarin andej Urës së Ibrit, që të nesërmen t’a sjellin dhe vendosin Skenderbeun këndej Urës së Ibrit…!

Tani, është vonë dhe, zjarrin që ka marrë frymë - Albini i vetëm ta shymë me pështymë…!

Mos qofsha në lëkurën e KM Kurti II, e as të qeverisë së tij…përballë opozitës DY, “institucionale dhe konstruktive…”


2.

Luftë, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, s’do të ketë se s’do të ketë…sepse Serbia e ka “ bindur” NATO-n (lexo: Amerikën) dhe Evropën se është për paqe dhe ruajtje të stabilitetit rajonal…se është demokratike, e jo nga frika se mos po i përseritet ”Engjëlli Mëshirues…”

Por, a do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme…luftë për vota… (lexo: luftë për pushtet) e, pastaj, prapë qeveri Kurti III dhe opozitë III, të tretë, për herë të tretë, apo opozitë të vërtetë…

( “e treta e vërteta”), mbetet të shihet…!

Megjithëse, populli po thot se nuk e do asociacionin monoetnik (lexo: njësinë kushtetuese) të komunave serbe…kurse atë të Ahtisarit disi e duron…dhe e zbaton…!


3.

Athua…me kend është opozita…?

S’po mund, as po dua të besoj që është me ARUSHЁN…ose: me ujkun vetëm për ta ngrënë Kësulëkuqen (lexo: Kurtin…!), i cili, pastaj, do ta hajë Gjyshën (lexo: Kosovën)…!

Pse nuk po marrin shembull opozitën e Vuçiqit e cila bëri gjithë atë teatër në Kuvendin e Serbisë, kinse është kundër “tradhëtarit” Vuçiq, i cili po e pranon “ultimatumin” e propozimit franko-gjerman (lexo: ameriakno – gjerman) për formimin e asociacionit të komunave serbe…dhe kinse provoi ta sulmonte edhe fizikisht, gjithnjë duke iu thirrur rojeve rreth tij:

“mos na lëshoni që ta sulmojmë…!”… që amerika dhe bota ta kuptojnë se sa të vështirë e ka kryetari Vuçiqi me elementet sheshelianë (lexo: çetnikët e Serbisë) që t’i frenojë ata të mos e ndezin luftën në Ballkan, sipas shijes së Rusisë, e me qëllim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal…për të qenë ai çuni i mbarë dhe për marrëveshje në dialog, kurse Kurti, çuni i keq dhe nxitës i Iuftës dhe turbullues i paqes dhe stabilitetit rajonal…!

Vuçiqi, para se të mbahej Kuvendi i Serbisë për miratimin e raportit të tij…doli në televizoionin e tij (cili se nuk është i tij…!) dhe deklaroi se puna e kuvendit do të jetë publike dhe se do të transmetohet në televizion që populli i Serbisë të shohë se kush është për zajednicë, për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, e kush është opozita…kush është për luftë e me Rusinë dhe kush është për paqe e stabilitet…dhe se kush është për shtet e kush për pushtet…duke i bindur edhe ndërkombëtarët se ai është ruajtësi i vetëm në Serbi e në Rajoin i paqes dhe stabilitetit dhe të mos t’i bëjnë presion për pranimin e Kosovës dhe lejimin që ajo të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe në OKB…, sepse, është duke luftuar me presionin e opozitës së vet…!


4.

Kujdes, o burra, kujdes, se Amerika sapo ia ka dhënë gishtin Serbisë dhe, ajo, me shpresë të madhe, po pret se do t’iu jepë edhe dorën për formimin e asociacionit monoetnik, ndërkohë që shqiptarëve po iu ngrehë veshin…!

A duhet të mësojë dikush te ne, opozita pikësëpari, nga kjo shfaqje teatrale e skenaristit dhe regjisorit Vuçiq në Kuvendin e Serbisë me aktorët pozitës dhe opozitës të skenës politike serbe në raport (lexo: luftë) me shqiptarët e Kosovës…se me ata të Shqipërisë është “vëllazëruar…!

Sidomos, tani që, edhe e bija e Amerikës – Britania, u zgjua dhe tha: nëse kam dalur nga bashkësia evropiane, nuk kam dalur nga Evropa…unë jam këtu denbabaden…edhe unë kam disa interese dhe do iu bie mësyshë nëse nuk i merrni parasysh…dhe i paraqiti disa kushte…që po i lexon KM Kurti…!!!


5.

Propozimi franko-gjerman, është vetëm një platformë që duhet të merr formë me muhabete të reja…muhabete të kohës shtesë, që i presin palët ndërbisedare për biseda pa çare…nëpër dritë e nëpër terr, derisa të mos vie puna te zbatimi i parimit që s’i lë vend gëzimit : “merre ose lëre…!”

Se… diçka do të nënshkruhet se do të nënshkruhet, posepo, por, të mos na ndodhë që të na kruhet pasiqë të nënshkruhet…!

Prandaj, kujdes, kujdes…të rreshtohemi pas çobanit e të shpëtojmë tufën, sa nuk na e llufën…!

Mos u frikoni, sidomos tani, kur u pa që Vuçiqi, nuk është një arushë, as ujk i pazbutur, por është një qenush dhome…e ka zbutur Kurti…!

Mos u tutni, burra…!


(s.z.)

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page