top of page

Konferencë shkencore në nder të Prof Dr Zyhdi Dervishi



Aty nga muaji maj i vitit të kaluar Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës dhe pikërisht Departamenti i Shkencave natyrore dhe Shkencave Humane, gjithashtu dhe dhe Departamenti i Shkencave Sociale, në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës, dhe Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Tiranës organizuan një Konferencë Shkencore Kombëtare me temë: “Arritje dhe sfida në fushën e studimeve sociologjike në Shqipëri: Prof Dr Zyhdi Dervishi, protagonist dhe model i një studiuesi të suksesshëm”. Menjëherë pas një organizimi model me materiale mjaft efikase dhe postera të mirëideuar organizatorët botuan Vëllimin e III-të “Natyra dhe Kultura” (2019) ku janë përfshirë të gjitha referatet dhe përshëndetjet. Katër përshëndetjet dhe gjashtëmbëdhjetë referatet shkencore e bëjnë këtë botim një vlerë të rëndësishme shkencore dhe mjaft efikase për vlerat e saj.


Ky botim i veçantë i buletinit shkencor të Universitetit “Fan S. Noli” me një redaksi botuese të përbërë nga emra të njohur të fushës akademike si Prof. dr. ALI JASHARI Prof. dr. GJERGJI PENDAVINJI Prof. dr. LORENC EKONOMI Prof. dr. GJERGJ SINANI Dr. MAGDALINI VAMPA Dr. EDA STASA Dr. ARTO ADILI Dr. RAFAIL PRODANI Dr. ARBEN GJATA Dr. MARIA DOJÇE ka realizuar një botim të rëndësishëm.

Prof. dr. Sabri LAÇI, Dekan i fakultetit Filologjik, Universiteti i Tiranës midis të tjerave është shprehur se “Përzgjedhja e Prof. dr. Zyhdi Dervishit, njëri prej sociologëve më të spikatur të ditëve të sotme, si figurë qendrore e tubimit të sotëm, është, pa asnjë dyshim, gjetje origjinale dhe meritë e veçantë e Rektorit të Universitetit “Fan S. Noli”, Prof. dr. Ali Jashari, e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane, Prof. Dr. Gjergji Pendavinji, e pedagogëve të departamentit të Shkencave Sociale të atij fakulteti. Universiteti i Tiranës dhe të gjitha universitetet e tjera në hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor jo vetëm duhet ta kenë zili Universitetin e Korçës, por duhet ta falënderojnë e ta shohin atë si model shumë të mirë të punës shkencore kreative, si shembull bashkëpunimi ndëruniversitar dhe promocioni për personalitetet e shquara të botës akademike shqiptare.” Ndërsa Prof. as. dr. Arsim Sinani

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Antropologjisë dhe Drejtor i Institutit për studime sociale e humanistike theksoi se “Më ka bërë shumë përshtypje perceptimi i problematikave që i ka shtjelluar me shumë kujdes profesori i nderuar Zyhdi

Dervishi në kontinuitet të veprimtarisë së tij. E kam thënë dhe po e përsëris në këtë shkrim timin, për te dhe për veprën dhe punën e tij, se në shoqërinë shqiptare vlerësimet vijnë pas vdekjes. Mirë do të ishte që te rasti i profesor Zyhdi Dervishi kjo mos të ndodhte, pasi ai është një intelektual dhe një studjues mjaft i rëndësishëm dhe kontributi i tij për kulturën, arsimin dhe shoqërinë shqiptare është shumë i madh. E kam ndjekur me vëmendje një kohë të gjatë dhe më ka bërë shumë përshtypje qetësia e profesor Zyhdi Dervishi, edhe sot nuk e kuptoj këtë qetësi se si ka mundësi një njeri, intelektual, në këtë kaos që ka kaluar shoqëria shqiptare të jetë kaq i qetë dhe të vazhdojë të punojë pavarësisht nga këto sfida.” Më tej Prof. dr. Altin SHEGANI nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës theksoi se “Të përshkruash, vlerësosh dhe analizosh personalitetin e Prof. Dr. Dervishit, është sa e thjeshtë dhe e vështirë. E thjeshtë, sepse dëshmohet individi model i qytetarisë, model i intelektualit lider në kërkimin dhe produktin shkencor; E vështirë, sepse fuqia e fjalëve të mia nuk është shteruese.”.

Më tej në këtë botim fjalën e kanë refereatet shkencore kuhstuar kësaj figure mjaft të mirënjohur të fushës së socilogjisë në rrjedhën akademike shqiptare. Kam nderin të jem dhe unë në këtë botim duke referuar shkencërisht për poetin, shkrimtarin dhe akademikun e nderuar.

63 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page