Nga Fatmir Terziu
Këtë vit kompania „Doko“ festoi me krenari 30 vite përkushtim dhe arritje në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë dhe nënstacioneve, thueht në një postim publik të kësaj kompanie që shoqërohet dhe me një fotografi mjaft domethënëse. Dhe ndërsa e lexon dhe shijon përmasat e suksesit për mikun që e njeh me kohë, natyrisht dhe në leximin e veçantë të veventit dhe vetë imazhit të fiksuar udhëtimi i shkrimit shkon më tej. Dhe e dini pse?
Kur përmend emrin e Bardh Dokos në Elbasan e më gjerë, natyrisht mjafton vetëm kaq të shkosh tek Njeriu që gëzon respektin për suksesin dhe respektin e suksesit dyfish. Ndërsa kur shkon më tej dhe përmend Kompaninë „Doko“ që ka operuar tashmë rreth tridhjetë vite në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë dhe nënstacioneve, ajo që bashkon respektin për suksesin dhe respektin e suksesit formon një diskurs më vete. Ky diskurs ndoshta është vetë thelbi tek fjalia, që lexohet pas këtyre tridhjetë viteve nga vetë lidershipi i kësaj kompanie: „Gjatë këtyre tri dekadave, kemi ndërtuar jo vetëm infrastruktura energjetike, por edhe ura bashkëpunimi, besimi dhe cilësie me partnerët tanë.“
Me këtë koncept dhe këtë diskurs ntyrshëm gjithkush e kupton thelbin, se nëse suksesi është një koncept gjithmonë i pranishëm, ai përforcohet veçanërisht nëse jeni serioz për udhëheqjen e këtij suksesi. Ne të gjithë duam të ndihemi të suksesshëm dhe të shihemi si të suksesshëm nga bashkëkombasit tanë, dhe sigurisht që nuk mungojnë këshillat se si të arrijmë atje, kur natyrshëm ke një Kompani të tillë model referimi, kur ke një ekip dhe një lidership kaq kompakt, që ka nderuar veten, vendin dhe Kombin në jo pak raste, pasi kjo Kompani operon dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Dhe kur sheh një sukses të tillë dhe një respekt të suksesit të vlerësuar, natyrshëm mendja të shkon tek lidershipi, dhe pa e mbajtur në kuadratin e modestisë, sikurse është ai, Bardhi, natyrshëm me kohë ka ndjekur parimet themelore të të bërit i suksesshëm, duke mësuar epërmirësuar, duke komunikuar në mënyrë efektive dhe duke qrnë në gjendje të menaxjo kohën në të mirë të procesit. Tre parime të tilla, tashmë janë trashëguar tek djemtë e tij, që kanë stafetën në dorë, pas disa kualifikimeve të suksesshme në Britani të Madhe e në hapësira të tilla, pa përjashtuar vetë eksperiencën në Kompaninë „Doko“.
Dhe nëse shkojmë më në detaj, mjafton të shikojmë fotografinë e publikuar me rastin e festimit kolektiv të tridhjetë vjetorit të Kompanisë „Doko“, ku natyrshëm përveç asaj që dihet se një fotografi ka gjuhën evet, dhe flet me mijrëa fjalë, ka dhe një çelës magjik, që bashkon edhe formatin logjik, transparent dhe estetik.
Këtu është thelbi që bashkon dhe nuk ndan, pasi të lë që të nënkuptosh se të gjithë në atë gjysëm hark, majtas dhe djathtas shkallëve të qasjes dhe midisja në thelb flasin e sigurojnë arritjen kryesore me punë e përkushtim për suksesin në të njëjtën mënyrë. Kjo fotografi ka dhe një mesah për të gjithë, dhe për vetë Kombin, ku duhet që gjithkush të besoj e të shpresoj se me punë e përkushtim të njëjtat gjëra do të na bëjnë të gjithëve të ndihemi të suksesshëm. Pra, me diskursin e saj kjo fotografi flet qartë se me të njëjtat hapa krijojmë sukses për të gjithë.
Nënteksti në ndjekjen e nocionit popullor se suksesi do të thotë e njëjta gjë për të gjithë është një shtysë më shumë që duke ndjekur ëndrrën e dikujt tjetër, ju realizoni dhe ëndrrën tuaj. E shohim gjatë gjithë kohës. Profesionisti që ka shpenzuar vite duke ndërtuar një karrierë, vetëm për të kuptuar se çfarë dëshironte të bënte ishte diçka ndryshe gjatë gjithë kohës, kur një kohë e bëri ëndrrën të jetë jo vetëm realiztet por dhe sukses e inspirim në jetë. Pronari i biznesit që sakrifikon atë që ka vërtet rëndësi për të ndjekur rritjen me çdo kusht, natyrisht një i tillë.
Të hartosh nocionin tënd të suksesit, dhe të mirëkuptosh dhe vetë nocionin e respektit tek Kompania „Doko“ e lexon dhe në vetë kontekstin e urimit „Faleminderit të gjithë klientëve, partnerëve dhe ekipit tonë të palodhur që kanë bërë të mundur këtë rrugëtim.“ Ky urim i bën të gjithë të ndihen energjik dhe të kënaqur. Por, udhëtimi është larg nga përfundimi, pasi Kompania „Doko“ shton „Për 30 vite të tjera sukses dhe energji për të ardhmen!“
Comentarios