top of page

Kolec Traboini: SHËNJTI I SHKODRËS


Dritë shpirti i Monsinjorit Ernest Çoba, që meriton shenjtërimin jo vetem për vdekjen si martir, por si udheheqes i Kishes Katolike në kohen me të tmerrshëme të kalvarit të përgjakur komunist.

Fjalët e tij në gjyq janë lapidare e të pashëmbullta në historine e katolicizmet shqiptar dhe ma gjanë, me një qendresë të pashoqe: "e kam urryer e do ta urrej komunizmin deri në vdekje". Prandaj e vranë me 8 janar 1980 në spitalin burg të Tiranës.

I pavdekshëm Dom Ernest Çoba dhe e paharruar vepra e tij.

Kolec P. Traboini

---------------------


MONSINJOR ERNEST ÇOBA 16 shkurt 1912 - 8 janar 1980
MONSINJOR ERNEST ÇOBA 16 shkurt 1912 - 8 janar 1980

TË DHËNA BIOGRAFIKE

Më 8 janar 1980, vdiq në spitalin e burgut të Tiranës, Ernest Çoba, kryeipeshkëvi i Shkodrës. Ai lindi më 16 shkurt 1912 në një familje të vjetër qytetare shkodrane. Mësimet e para dhe ato të mesme i kreu në Seminarin Papnor. U shugurua meshtar më 9 shkurt 1936. Kreu detyra të ndryshme pranë seminarit papnor, ku ishte përgatitur. Shërbeu edhe si mësues i besimit ndër shkollat e qytetit. Pas vdekjes së imzot Thaçit dhe arrestimit të dom Mikel Koliqit, kreu njëherësh detyrën e zëvendës-famullitarit dhe të famullitarit të Shkodrës. Në prag të mbylljes së Kishave, në një të diel të hidhur, në sa ishte thirrur që të akuzohej nga regjimi komunist, Ernest Çoba u kthye në akuzues, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë, që i ngjiste predikimit, për të mbrojtur Zotin e sulmuar. Ishte viti 1976 kur gjyqi komunist e dënoi me 25 vjet burg. Akuzohej se kishte mbajtur lidhje me Selinë e Shenjtë me anën e legatës italiane.

-----------

On January 8, 1980, in Tirana's prison hospital died Ernest Çoba, the archbishop of Shkodra. He was born on February 16, 1912 in an old family from Shkodra. He completed his primary and secondary studies at the Pontifical Seminary. He was ordained a priest on February 9, 1936. He performed various duties at the papal seminary, where he was trained. He also served as a faith teacher among the city's schools. After the death of Monsignor Thaçi and the arrest of Dom Mikel Koliq, he simultaneously performed the duties of deputy parish priest and parish priest of Shkodra. On the eve of the closing of the Churches, on a bitter Sunday, when he was called to be accused by the communist regime, Ernest Çoba turned into an accuser, giving a fiery speech, which resembled a sermon, to defend the attacked God . It was 1976 when the communist court sentenced him to 25 years in prison. He was accused of having kept in touch with the Holy See through the Italian legate.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page