top of page

Kolec Traboini: NEBIL ÇIKËN E EKZEKUTUAN VANDALËT KOMUNISTË

NEBIL ÇIKËN E EKZEKUTUAN VANDALËT

KOMUNISTË QË PUSHTUAN SHQIPËRINË

Vazhdojmë t'i gjykojmë e dënojmë njerëzit për idetë që kanë pasur dhe jo krimet që kanë bërë. Ky popull duhet të dalë prej terrinës e të djeshmes të cilën vazhdon ta përjetojë si makth. Nebil Çikën fashistët e internuan në Itali si patriot shqiptar, bishtagypët e Lugatit të Madh e quajnë edhe sot fashist.

Nebil Çika u ekzekutua nga terroristët e Enver Hoxhës, të ashtuquajturit "çlirimtar" me 12 nëntor 1944 pa gjyq, vetëm pse ishte një intelektual i madh, një gazetar që dha një kontribut të shquar në kulturën shqiptare bashkë me Branko Merxhanin.

Meriton të kujtohet me nderim!


MINERVA (1932-1936) ishte një revistë letrare, fillimisht si e përdyjavshme dhe më pas përmujore, u drejtua prej gazetarit të njohur Nebil Çika.

Revista "Minerva" mblodhi bashkëpunëtorë dhe emra të shquar të publicistikës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbal Çika , Stefan Shundi etj... Ishte revista më luksoze e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, një nga më të rëndësishmet dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës. Numri i saj i parë doli më 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936. Revista merrej kryesisht me kritikë letrare dhe recensione librash artistikë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page