top of page

Kolec Traboini: AMBASADORI QAZIM TEPSHI


Në kujtimet e mia

I pari që kam takuar në Ambasaden Shqiptare në Athinë kur u gjenda në Greqi si emigrant, ishte ambasadori Qazim Tepshi. Porositi të më thërrisnin dhe më priti në Ambasadë. Pak njiheshim nga afër, megjithëse ishim takuar dhe e njihnim njeri tjetrin në krijimtari. Edhe Qazimi kishte punuar gazetar në gazetën "Bashkimi".

Më priti ngrohtë. I qeshur dhe me miresjellje sa u ndjeva shumë mirë. Bëmë edhe humor sepse kur bëja ushtrinë në Tropojë kisha pasur një oficer me të njëjtin emër e mbiemër, nga Shënavlashi i Durrësit, me origjine nga Kosova. Qazimi e njihte. Nga kjo mbase asokohe u keqkuptova dhe kam menduar se ambasadori Qazim Tepshi ishte me origjinë nga Kosova, por dikush më shkuan se ishte me origjinë nga Kruja.

Kur u ndamë më tha, eja herë pas here, pijmë nga një kafe dhe bisedojmë për letersinë.

Mbaj mend se pasi pimë kafenë bëmë dhe një fotografi.

Jeta si emigrant ishte e vështirë. Shpesh shkonim nëpër ishuj duke punuar si perifraksis, bënim gardhe prej teli për të rrethuar prona të grekëve të pasur të Athinës dhe ktheheshim në orët e vona.

Një herë që u bëra mbarë, kur mora në telefon ata të ambasadës më thanë se Qazimi kishte ikur në Tiranë, e kanë transferuar.

Koha e qëndrimit të Qazim Tepshit si ambasador ishte shumë e shkurtër, 1991-1992. Më thanë se kishte ardhur një ambasador tjetër Hysen Çabej, një fizikant që punonte në Institutin pak më sipër Kinostudios. Njeri i shtruar, i qetë, por i ftohtë.

Duke qenë në Amerikë që nga viti 1995, me ambasadorin Qazim Tepshi kurrë më nuk u takova, e bënë deputet, e emruan ambasador në Çeki, veç kur në lajme mora vesh se vdiq papritur me 21 gusht 2015 dhe mbeti në terrinë dhe enigmë ikja e tij në moshë të re dhe pa u sëmurë asnjë herë.

Vdekjen e ambasadorit u përdor shumë kohë në Media në versione politike ku krahët partiakë anatemuan njeri-tjetrin.

Mua me mbeti kjo fotografi si një kujtim i një takimi të përzemërt i një emigranti ilegal në Athinë me një ambasador të sjellshëm e tepër njerëzor.

1 Comment


Guest
7 days ago

i dashur Fatmir! Të falenderoj për publikimin.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page