top of page

Koha regjistron



Astrit Lulushi


Vetëm koha nuk ndalet

Është ora e historisë,

Që regjistron çfarë ndodh

Nga 00 në 00 të ditës tjetër.

Regjistron misterin e errët,

Nën thembra e tallje,

Mbi lirinë është vënë

Etiketa e skllavërisë.

Pas maskës një tjetër fytyrë

Fshihet nga abuzimet

Fazë delikate, por mbijetesa

Është më e rëndësishme,

Njeriu nuk ruan vazhdimësinë

Në qëndrim e mendje

Nuk mund të rrezikojë

Për një fat më të zi

Mijëra njerëz ikin e jetojnë,

Me frikë të vazhdueshme

Për jetën gati për t’u zhytur

Paguajnë pa blerë asgjë

Trajtim çnjerëzor dhe fyerje,

Ndarje dhe humbje të shtëpive,

Tokë e djegur, pyje në flakë,

Pa kursyer natyrën,

Akoma më shumë fajësojnë

Përpjekjet e qëllimshme

Për të luajtur lojën e trukuar.

Ende nuk humbin shansin

Për të folur dyfishtë,

Pushtojnë fqinjët më të dobët

Vendosin ligje që të mbytin

Fitojnë një luftë pa gjakderdhje

Mes të zezës dhe së bardhës

Ende mund të shohin rrezen e Shpresës, të zgjidhin misterin

Shkatërrim për të imponuar ideologjinë,

Akt çekuilibrimi për të prishur thelbin,

Duke detyruar njerëzit të përulen:

Numëroni më shumë të vdekur,

Ose mbeteni nën rregull - thonë.

Çdo orë kalon do të dëshmohet: Arrogancë më shumë,

mirësjellje e zhdukur,

Vrazhdësi gjithnjë dhe më pak butësi;

Ende ka shpresa për mirësinë në ngjitje.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page