top of page

Koha për Nuse…, atje Lart




Fatmir Terziu


Nga ajri, ia dhamë njatjetën për herë të fundit, njëri-tjetrit. Dhe sikurse ndodh në ajri, e fundit shenjëz ndër sy ishte madhështia e Tij. I shndritshëm në kanapenë e bulëzave të ujësisë në gjatësinë dhe gjerësinë e vet, ndjesia e tij po ndukte atë që kapërcente shikimi nga lart.

Si nuk e kisha parë kështu më parë?

Ishte ndryshe, krejt ndryshe si në Hartën e tij të bukur.

Ishte krejt ndryshe!

I veçantë!

Nuk e di pse po e shihja ndryshe si më parë.

Nuk e di vallë?!

Goja e tij ishte plot me qirinj të ndezur. Dhe dylli i nxehtë depërtonte nga dhëmbët e tij të mëdhenj, që shtriheshin gjeografikisht jo-uniformë. Gjuha e tij nuk kishte arsye tjetër dhe asgjë tjetër përveç bujës dhe zjarrit, që i sulej nga anët e tij të forta.

Goja e tij…?! Ishte e tëra flakë.

Flakë?

Dhe nuk di nëse bëhej ta gëlltiste atë flakë. Dhe, mbytej në tym, derisa nxehtësia dilte si nga një mangall i prushtë dhe i jepte më shumë arsye të digjej në fytin e tij gati të tharë. Ose duhej ta pështynte tërë atë dyll.

Dhe pastaj shikoja gjithçka rreth tij, por ajo që ndodhte rreth meje ishte një djegmë më e padukshme, një ndjenjë mes fjalës dhe diskursit.

Fshiva sytë.

I rifshiva.

Sapo kishim lënë të rrëndën metalike në zhurmën e fundit të rrotave në tokë. Isha tashmë me sytë hapur.

I gjithi në përhumbje. I gjithi në hutim. Botë tjetër?! … isha tashmë larg, krejt jashtë… fare jashtë diskursit të një vëllimi me tregime, si pasqyra e dhjetë e një romani që lexohej me zemër të pastër atje Lart, në ajër. Sa me fat!

Isha sikur po ndodhte auto-kontrolli i impulsit. Dhe pastaj mbylla kapakët e tij të lëmuar, ndërsa dëgjoja një zhurmë të lehtë në veshët e mi. Në ajër kishte ndodhur e gjitha. E kështu mendova se edhe mes kapakëve ajri kishte bërë punën e vet. Zbrita dhe tashmë ndihesha i lehtë, por jo i qetë. Kisha lexuar gjatë…, thuajse dy orë e gjysëm duke qenë atje lart. „Koha për nuse“ e Lazër Stanit, mendova vetëm kështu mund të rilexohet për të mësuar sensin e shkrimit, thelbin e diskursit të Njeriut atje Lart.

43 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page