Fatmir Terziu: Pse kjo poezi ka vlera historike dhe akademike?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 3 min read

Nuk mund ta them se është shkruar për Shqipërinë, por emri „Albania“ më intrigoi. Është një shembull poezie e panjohur historikisht, e botuar për herë të parë në Britani të Madhe që lidhet me “Albaninë”, dhe e theksoj, jo domosdoshmërisht në kuptimin modern shqiptar, por si temë/donacion poetik nga Britania e shekullit të 18-të. Ajo është nënn këtë kontekst në arkivat britanike. „Albania: A Poem, Addressed to the Genius of Scotland (1737) Autori është Anonim (dhe vjen nga disa burime që sugjerojnë të ketë qenë një klerik skocez). Vendi i botimit është Londër, Britania e Madhe.Viti i botimit për herë të parë, është 1737. Botues në këtë rast është T. Cooper, në Pater-Noster Row, Londër.
Kjo poezi është një krijim poetik i shekullit të 18-të që mban në titull emrin “Albania” dhe i drejtohet Gjeniut të Skocisë (“Genius of Scotland”), duke përdorur emrin “Albania” si figurë poetike (në kontekstin e lashtë/romantik, por jo domosdoshmërisht për Shqipërinë moderne). Pse është interessante për këtë kontekst? Është një poezi historike e botuar për herë të parë në Britani të Madhe. Më tej është sepse, titulli përmban emrin Albania dhe përkundër se përdor si simbol klasik/romantik, është një shembull i një poezie historike britanike që mban këtë emër. Për tekstin e plotë mund të shikohen versionet e arkivuara online, pasi kryesisht janë të vjetra dhe jo në qarkullim të gjerë sot.
Por kjo poezi ka vlera historike dhe akademike se është përfshirë në një vëllim. Ky vëllim poetik është një rrallësi botuese shekullore, publikuar në Londër në vitin 1737 përmes shtëpisë botuese T. Cooper dhe tregon si emri “Albania/Albanian” mund të ketë qenë i përdorur në mënyra të ndryshme poetike dhe alegorike në letërsinë britanike të kohës.
Në këtë poezi të shekullit XVIII, “Albania” përdoret si emër poetik për Skocinë (Alba), jo për Shqipërinë moderne, sepse “Alba/Albania” ishte emri latin dhe tradicional për vendin e Skocisë. Poeti e personifikon këtë vend si një perëndi, shpresë kombëtare, duke i kushtuar festën dhe lavdërimin e tij patriotik.
Dhe ja pak nga teksti:
ALBANIA; NJË POEZI.
O e dashur Albania! kujdesje e fortë e njerëzve!
Mbajtur kryqin tënd prej argjendi, unë të adhuroj ty,
Në këtë festë tënde të lashtë dhe solemne,
Qysh herët, përpara se kukuvajka e zgjuar të këndojë.
Dëgjo! perëndeshë, dëgjo! ti që mbi valët e bërzilit,
Ngrihesh e kurorëzuar që nga kohët e lashta, mes ujërave të thellë,
Mbretëron gjer e gjërë, mbi shumë troje të rrethuara nga deti…
Të pashë, Albania, kur mjegulla e lashtë
Mbështillte kreshtat dhe luginat e tua,
Kur shkëmbi i zhveshur fliste me erën,
Dhe trimëria rritej si bari në gur.
Aty ku varfëria s’e mposht dot shpirtin,
As stuhia s’e përkul njeriun e lirë,
Ti rrite burra me ballë të hapur,
Që fatin e shkruajnë me shpatë e me besë.
Jo ar i huaj, as luks i butë
S’e dobësoi gjakun tënd të fortë;
Nga toka e ashpër nxore fisnikëri,
Dhe nga vuajtja virtytin më të lartë.
Mësoje fëmijën të durojë dimrin,
Të flasë pak e të veprojë shumë,
Të njohë ligjin e nderit më parë se frikën,
Dhe lirinë më shtrenjtë se jetën vetë.
Kur tirania shkelte brigjet e tua,
Dhe kërcënonte me zinxhir e kurorë,
Ti u ngrite, Albania, si nënë luaneshë,
Dhe bijtë e tu u bënë mur kundër robërisë.









Comments