KOHA DHE SHKAQET E MASAKRAVE ORTODOKSE GREKE


Fahri Dahri

IV.- KUR KA NDODHUR GJENOCIDI?

(WHEN)? (¹)


Gjenocidi ortodoks Grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, ashtu si çdo ngjarje, ndodhi, luftëra lokale apo Botërore, nuk kanë një datë fikse të fillimit, por të gjitha fillojnë gradualisht dhe mbarojnë në fund, në vartësi të synimit pozitiv apo negativ të akteve të ndërmarra. Kështu ka ndodhur edhe me gjenocidin ortodoks Grek ndaj shqiptarëve të rajonit të Çamërisë (çamëve të lrishterë e myslimanë). 

●- Fillesën e ka që nga Kongresi i Berlinit, mbajtur më 13, qershor 1878, ku u vendos që prefektura e Artës, territor etnik pellazgo-ilir (shqiptar), i u dhurua shtetit Grek. 

Është e nevojshme të informohemi me rrethanat e asaj kohe, ku trojet e Gadishullit të Ballkanit ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Në ato kushte për trojet etnike shqiptare flitej për troje të perandorisë osmane dhe duke qenë se ajo perandori kishte marrë tatëpjetën, fatet e trojeve etnike shiptare ishin të “zbuluara”, të pambrojtura.

         Pavarësisht ndodhjes në ato kushte, ku gjithçka trajtohej territor i Perandorisë Osmane, në të vërtetë ajo perandori, për efekte administrimi, edhe trojet tona ishin të ndara në vilajete dhe prefektura e Artës ndodhej në vilajetin e Janinës, ashtu si dhe tre vilajetet e tjera të cilësuara shqiptare, duhej të trajtohej nga Kongresi i Berlinit me kujdes dhe me drejtësi duke mos lejuar një coptim të tillë.

●- Goditje e madhe raciste me synim shpërbërjen e etnisë shqiptare, e cila e bazon përcaktimin e kombit jo mbi baza fetare, ishte shtypja e Lidhjes së Prizrenit. Rilindasit shqiptar ishin të vetëdijshëm se ashtu si popujt e tjerë ballkanike krijuan shtetet e tyre, duhej që dhe shqiptarët të kishin shtetin e tyre. Por Perandoria Osmane nuk i lejoi Rilindasit të realizonin aspiratën e kahershme shqiptare. Një goditje e madhe etno-racore në dëm të shqiptarëve. 

●- Goditje tjetër raciste ndaj kombit shqiptar, ishin vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913,  ku Fuqitë e Mëdha coptuan trojet shqiptare në favor të sllavo-grekëve, ashtu dhe rajoni i Çamërisë i kaloi në administrim shtetëror ortodoksisë Greke.

●- Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja turko-greke, mbi shkëmbimin e ortodoksëve të Anadollit me “turqit” e Greqisë. Duke filluar nga 1 maji i vitit 1923 u vendos: ”…duhet të kryhet shkëmbimi  i detyrueshëm i banorëve ortodoks  në tokat e shtetit Turk dhe i shtetasve të besimit mysliman banues në tokat e shtetit Grek”. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinës dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Pa u zgjatur në shtjellimin historik të këtij Traktati të turpshëm dhe vrasës i popujve, ai ishte shkelje tepër arbitrare e të Drehtave të Njeriut.

Traktati krijoi mundësira lehtësuese në kryerjen e spastrimit etnik e fetar brenda popullsisë shumë etnike të shtetit Grek. Goditja rëndoi më e ashpër ndaj shqiptarëve myslimanë të rajonit të Çamërisë. Megjithë deklarimet e përfaqësuesit grek Caclamanos se: “Greqia s’ka për qëllim të kryejë këmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptare. Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë, “Epir”, se ata ishin bashkëfetarë me turqit, “por s’janë anëtarë të një kombi”. 

Një deklarim i tillë në pamje të përgjithshme duket i pranueshëm, por  në të vërtetë fshiheshin dy probleme tepër të rëndësishëme që do dëmtonin më vonë popullsinë shqiptare të Çamërisë. Dhe në fakt, pak kohë më pas, nga ana e shtetit Grek, vendimet e marra u interpretimet ndryshe. Shteti Grek duke u bazuar në deklarimet e bëra, pretendonte se në Traktatin e Lozanës theksohej vetëm për Epirin dhe jo krahinat e tjera të banuara në Greqi nga shqiptarët dhe e dyta shprehja “me origjinë shqiptare”, interpretohej se banorët e Çamërisë që të trajtoheshin shqiptar duhej të kishin një nga prindërit të lindur në Shqipëri. Një interpretim djallëzor mbasi dihej që para 1913 nuk kishte shtet shqiptar dhe se banorët e rajonit të Çamërisë ishin autoktonë, po ashtu dihej se përpara vitit 1913 rajoni i Çamërisë përfshihej në vilajetin shqiptar të Janinës. 

Shteti ortodoks Grek, shfrytëzonte çdo klauzolë ligjore Ndërkombëtare që krijonte hapësira për interpretime të ndryshme, klauzola të vendosura në aktet ligjore me ndikimet e palës greke gjatë hartimit të projektdeklaratave, traktave dhe Ligjeve që kryheshin në tavolinat Ndërkombëtare. Bazuar në ato klauzola, të cilat shfrytëzoheshin për interpretime ndryshe, u përdorën si argumente për shpërnguljen e çamëve myslimanë në Turqi. Kjo mbasi ajo popullsi si e besimit mysliman e trajtonin si "turq" gjatë dekadës së dytë të shekullit që kaloi. Trajtim në kundërshtim me realitetin e padiskutueshëm të identitetit etnik të shqiptarëve myslimanë të rajonit të Thesproti/Çamërisë. 

Ndikimet greke, lidhur me masakrat, dëbimet e dhunshme, përvetësimin e pronave dhe mohimin e të drejtave të padiskutueshme në tërësi të çamëve të dëbuar, janë të dukshme (evidente) në vazhdimësi, ku në të gjitha rastet, kur institucionet përkatëse ndërkombëtare kanë shqyrtuar ankesat individuale të disa çamëve, gjykimi apo vendimmarrja për zgjidhje u është caktuar dhe besuar personave (gjyqtarëve etj.) me origjinë greke!!.  

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, shteti ortodoks Grek, me Ligjin nr. 1073, viti 1917, zaptoi tokat e çamëve myslimanë, në kundërshtim me neni 6 të Konventës midis Greqisë dhe Turqisë, i nënëskruar në Athinë në datën 1/14 nëntor të vitit 1913. Në atë Konventë shteti Grek detyrohej të njihte të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme, të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve të lëshuara nga shteti Osman para aneksimit të Çamërisë nga Greqia në vititn 1913. 

Shteti ortodoks Grek, në vazhdim të zbatimit të strategjisë për helenizim të Epirit, në vitin 1918 përpiloi dhe vuri në zbatim planin e grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reforma Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu tokat dhe pronat shqiptarëve çamë myslimanë deri edhe kopshtet. Për të kuptuar se tokat e shqiptarëve të Çamërisë dhe i gjithë rajoni, historikisht nuk kanë qenë asnjëherë të atij shteti, na vërtetohen edhe nga mënyra se si vetë shteti Grek i trajtoi në ligjet përkatse të asaj kohe. Konkretisht në ligjet greke të asaj periudhe, Rajonin e Çamërisë duke mos qenë territor i shtetit Grek para vitit 1913, trajtoheshin "toka të abandonuara", “Toka pa pronarë", “Toka të vendeve të reja”, etj. Çdo koment për të vërtetuar se ai Rajon nuk ishte i shtetit Grek, për çdo institucion ndërkombëtar që mrrret me mbrojten dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut, do ishte i tepërt. 

Institucionet Ndërkombëtare të ngarkuara për të ruajtur dhe vendosur drejtësinë, sipas Konventave dhe Ligjeve Botërore, duhet të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të kuptojnë përgjegjshmërinë që kanë, për të kuptuar realitetin se ai rajon nuk i takonte shtetit ortodoks grek, por duhet ti ”përvishen” punës serioze në kryerjen e detyrave që u takojnë dhe të nxjerrin vendmmarrjen për të korigjuar veprimet e gabuara të Fuqive të Mëdha. Të detyrohet shteti grek të tërhiqet nga