top of page

Kjo hije...


Kjo hije...


Kjo hije nuk më ndahet...

Sa herë e kam menduar ta lë pas!

Ajo zgjatet e unë rri pezull,

Komplikohet në dimensionin e saj!


Vrapoj symbullur e kjo hije njeri,

Sikur më ka robëruar, çpo them?!

Sa në njërin skaj, në tjetrin,

Kjo hije shpesh zë e më mbërthen...


Kjo hije nuk mu nda ...

Por as me tremb, e kam lënë pas!

Kjo hije herë tretet e zvogëlohet,

Me përmasa errësire, ajo nuk di të flasë!


Por prap kjo hije smë ndahet,

Kërkoj si të shpëtoj prej saj,

Fytyrën kthej drejt diellit,

Çlirim dashurie, besimin mbaj!


Pezull mes lirisë dhe robërisë

Ç'ështe kjo hije shpirtin ma bren?!

Ah moj errësirë e mallkuar,

Herë me zhyt e herë më urren...!


Fytyrën s'ta shoh e as të arrij,

Më kotë kërkon të më ngjash,

Nuk jam errësirë e nxirë,

Por shpirt njeriu me shpresë ëndrrash!


Gj. Sh.

Shkurt 2023

29 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page