RITA, KJO ARTISTE FOTOZHENIKE ME ZË TË BUKUR !...
Si hyn drita në det, ashtu hyn dhe zemra e Margaritës në shpirtin njerëzor…Bukuria vizuale,bukuria e lëvizjes, gurgullima e zërit të ngrohtë – janë ai “lumi i rrëmbyer” me gjithë temperamentin skenik dhe reptësinë e interpretimit me natyrë emocionale…
………………………………….Nga SPASSE THANASI
Libri“Margarita Xhepa,artiste e popullit” me autore Angjelina Xharo Papalilo nga Peja, nis si një komunikim midis autores dhe aktores pranë burimeve të Drinit të Bardhë në Pejë të Kosovës.Një “mrekulli” që flet me shpirtë përmes fjalës dhe poezisë, një“gjurmë artistike” plot diamante në skenën shqiptare me 200 role plot shkëlqim befasues !...
Me zërin e ëmbël si të Nënës Marie, me sytë dhe vështrimin prej perëndeshe Margarita Xhepa është ikona e skenës dhe ekranit, mbretëresha artistike me buzëqeshje pranverore që i shton mirësi jetës.
Si hyn drita në det, ashtu hyn dhe zemra e Margaritës në shpirtin njerëzor…Bukuria vizuale,bukuria e lëvizjes, gurgullima e zërit të ngrohtë – janë ai “lumi i rrëmbyer” me gjithë temperamentin skenik dhe reptësinë e interpretimit me natyrë emocionale. Që kur pa filmin jugosllav “Sllavica” në një beze të bardhë në mes fushës së Myzeqesë, ajo përjetoi me emocione heroinën e filmit që ishte me flokë të verdhë si ajo vetë.Në përfytyrimet e saj ajo e kthente këtë heroine në dicka magjike…
Dhe ajo hyri në filëm dhe në teatër me role të mëdha. Margarita Xhepa ka luajtur nga“Perkolgjinajt” deri tek “Udha e Flamurit”;nga“Toka Jonë” deri tek “Lumi i Vdekur”; nga“Sinjali i Kuq” deri te “Muri i Madh kinez”…Nga roli i Zyrahës tek “Vitet e para” (1965) deri tek roli i Kristinës tek “Tingulli i heshtjes”(2010) ajo është galeria e roleve të vecanta në kinomatografi. Më të vecanta janë nëna e nuses tek “Dollia e dasmës sime”; nëna e Besimit tek “Dora e ngrohtë”;roli i mjekes tek“Fillimi i vështirë”; roli i Eftalisë tek “Kronikë provinciale”; roli i pianists tek “Koncertë në vitin 1936”etj.Një aktore që ka luftuar për më shumë hapësirë për femrën në jetën shqiptare, një artiste me fjalën e artë, një ikonë me identitet dinjitoz në skenën shqiptarë e me cmimin“Disku i Artë” ng Instituti Amerikan i Biografive (1966 ) , “Artiste e Popullit” (1989 ) dhe“Nderi i Kombit”. Në rolin e Hekubës së Euripidit, Margarita Xhepa u quajt“Diva shqiptare”. Edhe“Trojanët” është shkëlqimi befasues i Margaritës, që ësht legjenda e gjallë e një vendi që admironte artin dhe antikitetin grek…
Tingujt e poezisë
“Poezia më ngjiti në skenë”,-është shprehur gjithmonë aktorja brilante Margarita Xhepa.
Për të të gjitha artet bashkë janë të ngjizura brenda poezisë, që pikon mall, dashuri, dhimbje, krenari… Që në vitet e para të fëmijërisë në Lushnjë ajo u shqua si recituese pasionante.Në Tiranë ishte një ndër recitueset e para në emisionin“Fjala artistike në mikrofon”të Radio Tiranës.
“Urëzat” drejt zemrave të dlira të fëmijëve dhe të rinjve, ajo i ka ndërtuar me intuitë të brendëshme anembanë Shqipërisë. Nuk ka njeri në Shqipëri që të mos ketë shikuar interpretimin e vecantë të Margarita Xhepës edhe perms ekranit të vogël të televizionit ku ajo perhap vetëm mesazhe paqeje e dashurie…
Sytë plot mendim të Margaritës e thonë bukur monumentin-jetë të fjalës:“Poetët dine të zbulojnë të vërtetat e jetës, të dashurisë e të vdekjes”. Me sytë dhe vështrimin prej perëndeshe ajo shqipton tre herë me tre vibrime të cuditshme zëri, fjalën“Mall”,poezi e bukur e Ismail Kadares :
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty befas ndjeva mall
Jetojmë të dy në një qytet
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë !...
Si një hymn të fuqishëm në gjuhën shqipe, ngjyer nga pena poetike në ditën“Marmara”sjell në skenë poezinë“Pocari” të shkrimtarit të madh Dritero Agolli. Me krenari të vecantë, me zë të mbushur gjithë dashuri e forcë, Margarita Xhepa I jepte jetë fjalëve të poetit:-“ Eh, jam shqiptar, fjala shqipe nuk blihet në Pazar !”.
E recitoi ketë poezi në mes të emigrantëve shqiptarë në Athinë dhe në gjithë Greqinë, para emigrantëve kosovarë në Zyryh të Zvicrës etj. Ajo zgjedh vargje nga poeti i vendlindjes së nënës së saj, nga qyteti i ndritur i Beratit,nga poeti Vehxhi Buharaja :
O flitër e zambakut, pasqyrë e bukurisë
C’ të duhet vesa e Majit ?
Dy lot prej zemrës sime
Në gjinjt’ e tu mshij
Përjetë si kujtime, si mall të dashurisë…
Vesa pranveror humbet përpara diellit
Po lotët që derdh unë, me afsh e psherëtimë
Bëjn mbi faqen tënde, me mijëra rrotullime
Si yjet përmbi qiell…”
Role margaritare…
Efelia e Margaritës takoi dashurinë në rrugët e jetës. Në vitin 1952 në dyert e Teatrit Popullor “trokiti” një Margaritë.Në një listë të tërë dramash nga viti 1957 ajo luan gruan e qytetit e të fshatit. Në “Orët e Kremlinit”luan rolin e Lanës; tek “Hamleti”luan rolin e Ofelisë; tek “Dhelpra dhe Rrushtë” është në rolin e Kleas; tek “Karnavalet e Korcës” është në rolin e Ditkës; tek “Muri i madh kinez”luan rolin Ta – Lo; tek “Toka e zjarrtë”luan rolin e Maries; tek “Studentja e vitit të fundit” luan rolin e Afërditës; tek “Lumi i vdekur” luan rolin e Dafinës; tek “Udha e flamurit”luan rolin e Marigosë; tek “Prometeu” është në rolin e Temisit dhe Ajkuna; tek “Kush e soll Doruntinën” në rolin e Nenës; tek “Trojanët”luan rolin e gruas së Priomit Greqi etj…
Mirënjohje …
Margaritë e shquar je drita shqiptare kur muzgjet veniten dhe ditët ashpërsohen si një tufan !.
Je krenaria dhe dhembshuria e gjithë artdashësve duke i mbjellë në shpirtë dashurinë dhe fjalën e ngrohtë !
Arti të fisnikëroi shpirtin, ti ngrite lart e më lart repertorin e shquar të veprave artistike të fjalës shqipe !
Sic e cilëson këtë Zonjë të madhe, shkrimtarja nga qyteti i Diellit Vilhelme Vrana Haxhiraj:“ identiteti i saj…një femër si qelibari; potreti i saj si Nëna; Pamja e saj si kadife me tipare të buta !...”.
Bình luận