Kauza...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 24, 2021
- 3 min read

Kauza e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit do të triumfojë Nga Skënder Sadri KAPITI “Vazhdim shkrimit …“ Amoraliteti dhe komploti hipokrit, juridik dhe politik kundër Kurtit”. Kauza e Albinit Kurtit dhe e Vjosa Osmanit do të triumfojë sepse kauza e tyre është me moralin , me të drejtën dhe me të vërtetën kombëtare; kauza e tyre është një kritikë dhe kundëvënie kundër të këqijave dhe tradhtisë kombëtare që Kosovës dhe popullit të saj i kanë ardhur nga elita e vjetër politike, të krimit, korrupsionit, vjedhjes, antiligjit dhe antishtetit. Kur populli kërkon ndryshimin dhe atë e mbështet LVV, Albini dhe Vjosa ky nuk është populizëm, por kjo është kauzë kombëtare. Me populizmin si term politik mundohen të spekulojnë injorantët politikë të cilët nuk ia dinë as kuptimin e saj. Po kështu politika e vjetër intrigante, hipokrite dhe djallëzore që i ka nxjerrë në ankand dhe pazar interesat e Kosovës për interesat private e partiake të saj e akuzonin Albinin dhe Vjosën si amntiamerikanë pse ata të dy iu kundërvunë politikës së administratës së ishPresidentit Trump për Marrveshjet imponuese me Serbinë në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë. Kauza e Albinit dhe Vjosës do të triumfojë sepse ajo është si vazhdimësi dhe trashëgimi e luftrave, sakrificave dhe e stërmundimeve të jashtëzakonshme të brezave prej të cilëvave sot kemi shtetin e lirë e të pavarur të Kosovës; kauza e Albinit dhe e Vjosës është interesi kombëtar mbi të gjitha; kauza e tyre është me të drejtën, me të vërtetat historike dhe me demokracinë e ligjin; kauza e tyre gjëndet brënda intersave dhe kauzës kombëtare dhe është në mbrojtje të sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar, është në mbrojtje të pacënueshmërisë territoriale të Kosovës; është kauzë e cila i është kundëvënë gjithmonë pazareve, marrëveshjeve dhe tradhtive kombëtare; kauza e tyre ëshë kauzë kundër krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë; kundër grabitjes së pronave dhe të pasurive të ndivideve e familjeve shqiptare, të parasë publike dhe paurive kombëtare. Kauza e Albinit dhe Vjosës është kauza që mbron dinjitetin dhe politikën e reciprocitetit kundër asaj të inferioritetit që ka treguar e praktikuar politika e vjetër për interesa personale përfitimi e pushteti. Kauza e tyre është zhvillimi, punësimi, ekonomia, arësimi, shëndëtsia dhe mirëqënia kundër varfërsë, papunësisë, moskujdesit arsimor e shëndetsor dhe kundër eksodit e braktisjes së atdheut. të cilat ia kanë ofrouar shqiptarëve politika e vjetër. Nëse dikush, pyet dhe thotë se partitë politike po garojnë me slogane dhe pa programe atëhere atyre unë po u them se: lexojeni këtë shkrim timin dhe më thuaj se cfarë program tjetër i duhet Kosovës, kur në këtë shkrim këto kauza që unë i përmënda më sipër janë shumë herë më të mëdha se sa një program i ngushtë politik partiak , pasi këto kauza janë problematika dhe emergjenca të mëdha kombëtare të cilat kërkojnë zgjidhje. Këto dhe për këto kauza tashmë është ndërgjegjsuar i gjithë populli, dhe nëse dikush qoftë politika e vjetër sidomos ajo PDK-LDK , së bashku me instrumentet e saj që i ka akoma në dorë si Gjykatën dhe KQZ-në do të mundohen që të pengojnë kandidimin e Albinit për deputet dhe do të inskenojnë ndonjë aventurë tjetër për manipulimin e zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 atëhere ky do të ishte një provokim nga ana e tyre për nxitjen e një stuhije të madhe për mosbindje paqësore civile. Mjaft më politika e vjetër me politika hipokrizirash, mashtrimesh,gënjeshtrash, manipulimesh, djallëzish, intrigash e kurthesh: ato tashmë asaj j janë konsumuar.
Comentarios