Kasam ShAQIRVELA: LISAT PËRKUNDEN N’DJEPIN E KOHËS
- Jun 22, 2025
- 2 min read

NË SHENJË PËRKUJTIMI (81 vjet) PËR GJENOCIDIN E BËRË NGA SHTETI I GREQISË, MBI ÇAMËT DHE ÇAMËRINË
*
*
Nga sot do ju sjelli çdo ditë nga dy poezi për Çamërinë përzgjedhur nga disa libra të autorit Kasam Shaqirvela, për aq sa zgjat "JAVA ÇAME"
***
Ç A M Ë R I A
Gjithmonë të ndjekur
Ngahera të vrarë
Prej Andartësh
Dhe Fanariotësh
Të Idesë së Madhe
Që ngrihej lugat mbi dhe
Pllakosur kujë e gjëmë mbi ne
Në mëkate zhytur
Nga farë e jona,
Dhe laneti ngritur
Nga soji i huaj
Si Venizellos Zografos dhe Zervas
Për Megaloidenë
E “Vorio Epiri” -it
Që zemra u plas
Vërshuan në Çamëri
Llava ujqish t`uritur
E hiena turinj ngjyer
Me gjak Çami të Pafajshëm përlyer
Nga masakra e kryer
në fëmijë, gra e pleq
Situata makabre
Të shekullit të ri
Kryer nga grekë meleq?!
Aty në Çamëri.
Fshatrave si Filati,
Oh! Paramithi?
Çka pësove ti!
Nga masakra e t’zive
Asaj nate pa hënë
Nga turmat e megalive
Sa e sa trima çamë
Për lirinë tu vranë
Për vendin mëmë
Me gjak e lamë
Pa dallim feje Ortodoksë-grekë
Apo turq-myslimanë
Sepse ishin të një gjaku
E flitnin një gjuhë
Madje të lindur nga i njëjti At e Mëmë
Që kohët mi ndanë në:
Gjuhë, fe dhe tjera anë.
Po vallë shqiptari çu bë ?
A u shkri si bora ndër male
A u tret si kripa në det pa zë?!
Jo, jo?! -ai u nda në:
latinë, grekë dhe turq
Sipas feve që mori
Gjatë historisë, si dhe
Nga proceset e copëtimit,
E pastaj përvetësimit, të
Tokës së Nënë Shqiptarisë.
Çamëri ‘99
**
LISAT PËRKUNDEN N’DJEPIN E KOHËS
Lisat përkunden n’djepin e kohës!
Ashtu siç përshkunden mendimet e rënda
A thua Nënat Çame mbërthyer para drojës?
Zemrat u janë mbushur nga dhembja e kënga
Djepat i bartin të gjyshëruara gjyshet
Ninullat i këndojnë me lot lirie
Shpresa çanë malin atëherë kur grishet
Sonte n’Tetovë ka aromë Çamërie
Qershor 2005, Tetovë
© Kasam ShAQIRVELA








Comments