top of page

Kasam Shaqirvela: KUR PASIONI SHNDËRROHET NË MISION

15 hours ago
2 min read


(Ese)

“Tek njeriu, gjatë jetës së tij, paraqiten nevoja të ndyshme absorbimi(përthithje) të organizmit, që nga ato biologjike-egzistenciale deri te ato prodhuese me dimensionin(përmasën) jo vetëm material/e por dhe artistik/e siç janë ato shpirtërore: muzikore, aktruese, pikturuese e shkrimore. Kur jemi te shkrimet këtu njeriu nuk shkruan veç për të treguar se di, sepse atë e dëshmon, pashmangshëm, vetë vepra e tij shkrimore..., e cila në radhë të parë i takon autorit si pasuri personale autoriale, pse jo edhe si vlerë kolektive apo aset kombëtar e më pastaj edhe si vlerë universale. Porse qëllimi i shkrimeve i flet kohës sepse qëllimi i tij kalon kufijtë e individuales, ai bëhet universal duke kaluar nga vlera individuale në vlerë kolektive.

Ai i cili e ka kapacitetn intelektual, dhe posedon(pronon) edhe shkathtësi transmetimi (tejpërçuarje) të dijes nga ajo mendore në atë shkrimore, atëherë te ai pasioni i tij kthet në mision dhe misioni vëhet në shërbim të njerëzimit.

Misioni është i shenjtë deri atëherë përderisa nuk është shndërruar në veprimtari komerciale.

Ai që i përkushtohet me tërë qenien e vet formës së shkruar për t’ia dhënë kohës e për t’ia dhuruar kulturës njerëzore dijen e tij bashkë me copëza jeta nga përvoja e vet...s’do mend se ai ka arritur lumturinë personale duke e shlyer kështu borxhin jetësor; moral e material ndaj vetes, familjes, kombit dhe shoqërisë njerzore, pavarësisht se a e vlersojnë punën e bërë nga ai këta/o të tjerët përveç atij vetë.., Sepse janë faktet ato që flasin paanshëm, pra siç dihet faktet qëndrojnë në anën e të vërtetës, dhe një fjalë e popullit thotë: “..të vërtetës i përkulet dhe vetë Zoti.”

Çdonjëri duhet ta paraqes veten e vetë në origjinalin vetanak ashtu si është ai vetë, në shkallën e qëndueshmërisë reale, dhe jo si do të dëshironte të jetë apo siç duan të tjerët ta shohin!

Paraqitja e realitetit është akt moral, etiko-estetik, i njeriut që ka vertikale.

Realiteti është i dobishëm sepse është i qëndrueshëm dhe mund të na shpie përpara. Mburja dhe denigrimi janë veti madje dhe vese që të lënë në vendnumërim bile edhe të çojnë në shkarrje!

Mospasja e virtytit për ta pranuar realitetin aushtu si është, lakuriq, pa kostum të bukur dhe kozmetikë aromatike, ajo vetëmqë e përshfaq hipokrizinë e brendshme e cila mundohet së jashtmi, finokçe, të fshehet pas buzëve të athta dhe fjalëve të ngathta!

Kasam Shaqirvela

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page