top of page

Kasam ShAQIRVELA: Atdhe po mbetesh djerrinë

  • Mar 27, 2025
  • 1 min read


Eh, Atdhe ç’po të thyhen kryqet!

Se mbi shpinë të ka hypur i marri

Të shumta m’i ke udhëkryqet

Sot pa busull ka mbetur shqiptari.


Ah, Atdhe ç’po të zëhet fryma!

Ty nga afër të vjen ngulfatja

Kopshtet e tua t’i ka mbuluar bryma

E rëndë agonia, e madhe kohëzgjatja.


Atdhe, edhe shpirti më ka trishtim!

Edhe trupi dhimbjen më s’ma mba

Përse nuk ka të ndalur kalvari im?

Udhëkryqeve të botës vallë kush më la?!


Arat e bukës të mbetën djerrinë

Lavrën qetë më nuk ta çojnë

U druhem kolonëve që do arrijnë

Me pallavrën që tonët do e sajojnë.


© Kasam ShAQIRVELA

1 Comment


Guest
Mar 27, 2025

Me shume se e bukur


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page