top of page

Karantina


Karantina

(Si shkas në kushtet e karantinës)

Nga Fatmir Terziu

Në orën më të keqe të sezonit më të dobët

të vitit më të keq të një populli të tërë

një burrë lëviz si heshtja

dhe një grua grimohet nga hija e tij.

Nga shtëpia

nis orari i punës

dhe mbi gruan e tij shëtit guzhina

puna e dyfishtë e saj,

karantina.

Ai po shëtit

të dy janë duke ecur në vetmi,

dhe hapat ngecin në një dualitet

dihame të brendshme kushedi.

Vetëm kaq. Vetëm një fjalë.

Tashmë nuk është më ecje e mirë,

gjithçka ka ngrirë,

burri e mban gruan e tij në shpinë,

e gjithë shtëpia ulërin,

ajo ishte e sëmurë

ata ishin në karantinë.

Dhe ai vazhdonte ta mbante në shpinë. Të ftohtë

të lodhur, të mpirë,

të gjithë arsyet u shtypën nën gishta

të gjithë dyert kuisën në atë mënyrë

sikurse ndodh kur një shtëpi e mbyt e trishta.

Ishte errësirë. Nata u kishte mbetur në fytyrë

Ai ende e mbante në shpinë, sikurse mbahet një hekur

në mëngjes të dy u gjetën të vdekur.

E ftohtë kishte qenë nata. Nga ethet.

Nga trokitjet e çmendura të një historie të tërë.

Por këmbët e saj ishin bërë dualitet i gjoksit të tij.

Nxehtësia e fundit e mishit të tij ishte dhurata e tij e fundit për të.

Dhe pastaj folën, shkruan ndoshta… shumë,

…ndoshta fare pak,

diku u tha se ishte shkruar një pllakatë,

mos lejoni që asnjë poezi dashurie të vijë në këtë prag!

Dhe u shtuan dy trupa si një veprim në aritmetikë,

u tha zyrtarisht, se ishte një numër i pritshëm,

dhe u lutën të tjerët të mos përhapej frikë,

ka kohë për këtë inventar të pamëshirshëm.

Vdekja e tyre ndodhi në dimrin e vitit 1847*.

Pastaj gjithçka mbeti e harruar,

edhe ata që e pësuan e shpëtuan,

askush nuk tregoi më, se si kanë jetuar.

Vetëm ajo që është midis një burri dhe një gruaje

mbeti një mbishkrim zemrash prej hiri,

atje ku pos karantinës vetëm bluhej ta (ri)shkruaje,

në cilën errësirë mund të dëshmohet më së miri?

______________________________

*Shënim sqarues: Në vitin 1847 ethet dhe vdekjet e tifos amerikane erdhën dhe në Ballkan dhe këtu shënuan shifra të mëdha vdekjesh. Ethet e tifos janë një sëmundje infektive e cila shkon me një qasje akute nga 12 deri në 15 ditë dhe arrin kulmin në mënyrë spontane në një sindromë më pak të papritur. Karakterizohet nga një inkubacion për nga 5 deri në 20 ditë, një pireksi e lartë e vazhdueshme, një petechial zakonisht konsiderohet të jetë jashtëzakonisht ngjitëse.

Termi grek (tifo) tajfus, që do të thotë tym, mjegull ose mjegullnajë, u përdor nga Hipokrati për të përcaktuar një gjendje të ngatërruar të intelektit me një prirje për marrëzi (stupor attonitus) siç është gjetur në ethet e tifos. Shprehja është përdorur, megjithatë, me një aplikim të gjerë derisa u aplikua në ethe tifosh nga Gaultier de Sauvage në 1760 dhe Cullom i Edinburgh në 1769 (Murchison). Më parë nga Sauvage sëmundja njihej si ethe dëmtuese ose putrite, ose nga ndonjë emër që tregon për veçantitë ose karakteristikat e saj të caktuara, siç janë ethet ngjitëse, ethet e burgut, ethet nga ushtria ose ethet e anijeve.

Një listë me njëqind ose më shumë sinonime është dhënë nga Murchison. Ato që janë takuar në letërsinë moderne janë: tifoja, ethet e tifos, tifoja ekzantematike, tifoja ngjitëse, ethet e ndotura dhe tifoja petekiale e autorëve anglezë dhe amerikanë, etj.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page