
BAJAME HOXHA(ÇELIKU
KARAKTERI
Karakteri?
Karakteri i fort
Është dëmi të zotit.
Është këmbëngulje e madhe
Për t’ia arritur
Të përsosurën ndershmëri.
S’të lë të bëhesh servil,
Të ndalon të spiunosh,
Të gënjesh,
Të vjedhësh,
Të jesh puthadorë.
Të ndalon, dhe
Të kthesh shpinë nga frynë era.
Të thotë: dil përballë jetës
Me djersën e ballit.
Ah, sa shumë që të ndalon!
Të ndalon!
Të ndalon!
Të ndalon!
Karakteri i lartë,
Është dëm i të zotit.
Edhe unë?
E pësova,
Ia pashë sherrin karakterit.
Ai më la fukara,
S’fitova asgjë prej karakterit të fortë,
S’më nxori kurrkund,
Përveçse humbëse.
I qaja hallin kalorësit servil
Se i vareshin këmbët...
I qaja hallin puthadorit,
Se i binte dinjiteti.
Hej medet!
Ata ishin kaluar,
Fluturuar,
Pasuruar,
E unë?
Unë mbeta,
More shokë
Mbeta, tek ura e Qabesë.
E varfër trok,
Kështu e pëson
Karakteri i fortë...
Është dëm i të zot.