“Kapitulli i Amerikës”


Pavarësisht situatës së pandemisë, krejtësisht të pafavorshme për zhvillime normale në fushën e botimeve, ne vendosëm të hedhim në qarkullim librin e ri të shkrimtarit Fatos Kongoli “Kapitulli i Amerikës”, duke menduar e gjykuar që ky ishte momenti i duhur për ta lexuar këtë libër të pazakontë me kujtime. Them i pazakontë, sepse në thelb ky është libri nga ku mund të marrësh Kurajë dhe Optimizëm për të ecur përpara dhe për të Jetuar.


Si një vazhdim i natyrshëm i librit të mëparshëm “Iluzione në sirtar”, libri i ri sjell kujtime të autorit, reflektime dhe përjetime të tij në situata vërtet për t’u shënuar. Betejat që dha në luftë kundër Kancerit, dhimbjet pasoperacionale, frikërat, humbja e shpresës, përballja me vdekjen dhe kthimi në jetë, falë mbështetjes të mjekëve dhe të miqve të tij të shumtë që luajtën rol vendimtar në rigjetjen e ekuilibrit shëndetësor, psikologjik dhe fizik të Kongolit.  

Një pjesë e rëndësishme e kujtimeve lidhet me pasaportën e re të Kongolit, si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zbulimet e tij i ndividuale në raport me këtë vend, jeta e tij e re pranë fëmijëve që zgjodhën të emigrojnë në SHBA pas zhgënjimeve që patën në Shqipëri, takimet me njerëz të njohur aty, figura të rëndësishme të kulturës shqiptare, aktivitete të realizuara me dashuri e nostalgji...


Në “Kapitulli për Amerikën” lëviz një galeri e tërë personazhesh publikë, me emër të përveçëm, që jeta e deshi të ishin pjesë e momenteve të rëndësishme që Kongoli përjetoi gjatë periudhës që përshkruan në libër. Mjeshtëria e tij letrare ndihet në çdo faqe të këtij libri dhe shpresoj e uroj që leximi i tij t’ju jap kënaqësinë që prisni prej tij.


Irena Toçi

29 views

Shkrimet e fundit