top of page

Kaos perpara zgjedhjeve


E djathta kerkon ndryshimin, e majta thote Te shkojme perpara, Asnjehere mbrapa. Te bukura te dya. Nuk ka antagonizem. Si njera ashtu edhe tjetra jane paqesore dhe per progresin. Atehere pse kalojne ne agresion njera apo tjetra?... ç’eshte ky mllef ne mos i trasheguar, atehere i edukuar.

Nje kaos i papare mbreteron neper gjithe Shqiperine. Nje fushate hasmerie me lloje thashethemesh e lloje lloje fjalesh fyese per njeri tjetrin. Mjere Rama, Dako e Sako ne Durres, ku do te shkojne kur Igli Cara te kurorezohet pasi ai premton se do ta shpetoje Durresin nga kthetrat e duart e mafies domethene se ata jane mafioze. Durresi po jeton shtypjen me te eger, betonizoimi po i merr frymen. Mjere Erion Velia qe genjen se jane ndertuar 40 shkolla ne Tirane kur vetem 9 apo 10 numerohen. Klith se ka mbjelle ne Tirane 1 milione peme kur jane mbjelle vetem nje e treta e shifres propogandistike. Velia kerkon mandatin e trete qe te mbarojne punet qe kane filluar dhe jane ne proçes kur proçesi i ndertimeve eshte i pambarim dhe i perjetshem. Mos do te kerkoje edhe mandatin e 4-te dhe te 5- tin, mos kerkon perjetesisht te jete ne bashki kur Tirana nuk ka uje te pijshem pasi iu premtua se do te kishte uje ne 24 ore, Tirana mbeti pa qender historike, kur sahati dhe xhamia historike mezi marrin fryme, kur mali i Dajtit nuk duket me nga shkeretetira me qiellgerrices, kur Teatri Komnbetar i lavdise se madhe teatrale u shemb barbarisht nga dhembet e ketije çakalli?... kur dhe keshtjella dhe sarrajet e Toptaneve jane ne rrezik nga i pabesi qe te vret naten dhe te qa diten...Ne Lezhe Pjerin Ndreu demokratet i krahason me talibanet, po ai vete çfare eshte, çfare rrace i takon Pjerinit?,, Nga dalin keto koka? Nga kane lindur kjo kope egersirash qe bredh e harbuae neper Tirane e ne Shqiperi? A ka bir nene te ma thote?...

Rama ka shperthyer ne agresion te pergjithshem. Siç e kemi pare megalloman dhe agresiv ne parlament, ne qeveri, neper rruge, neper ndermarje te punes, me fermere, neper rruge qe shtrohen. Ai tregohet agresor edhe me nderkombetaret dhe nen delirin e madheshtise bertet se e ka mik Mc gonigalin, mik shtepie Saimir Tahirin, Vangjush Dokon, Tom Doshin, ish sekretaren e Arben Ahmetajt,..., i jep leksione Frances, Anglise dhe Europes. Jep keshilla per rizgjedhjen e Llukashenkos ne Bjellorusi, ne Malin e Zi per Gjukanoviçin, konsiderata per Trampin por Trampi udhehoqi per 4 vjet Ameriken e po kandidon perseri edhe ne Kosove e provoi nen delirin e madheshtise disa here po nuk e duruan Kosovaret dhe hoqi dore. i fal detin Greqise e tjere. Rama po dhunon standartet zgjedhore, Rama thote ose votoni per mua ose mos dilni fare per te votuar se ne se do te fitoje krahu i djathte une nuk jap asnje pjese nga torta qe do te ndaje, nga buxheti... Kjo bie ndesh me Kushtetuten. Te nderhyje Presidenti.

Zopti President! A e ndiqni aktualitetin? Votat po shiten si zarzavatet ne treg, Funksionare po ushtrojne dhune nder vartesit per votimet... Shqiperia eshte ne prag te nje Lufte Civile.

...Si kal i harbuar pa kapister Rama i ben oponence Serbise qe nuk njeh Kosoven, Serbise gdenocidiste ne Kosove, Serbise qe eshte e papranueshme ne Europe, Serbise kur Serbia ngul kembe dhe nuk eshte per sanksionet Rusise , Serbise qe nuk ka ç’na duhet neve Shqiptareve. Ai ju ben thirrje Shqiptareve ne Turqi te votojne per Erdoganin kur ky ka qene dy dekada ne krye te Turqise...ç’eshte kjo megallomani apo kapriçio? I thote Europes Hiqni dore nga Shqiperia se une jam me Turqine, me lindjen, me Serbine domethene me Putinin, une e aprovoj Serbine qe eshte me Putinin, une jam dhe me Ukrainen edhe pro luftes ruse ne Ukraine, nuk me intereson qe gjithe bota eshte kunder, une jam me autokracine Turke domethene me Lindjen Osmane, pavaresoisht se bashkekombasit çirren rreth tre dekada se duan ti bashkaengjiten Perendimit, Europes, pavaresisht se bashkekombesit e mi thone se shqiperia po shpopullohet me galop...

Zoti Kryeminister! Rruga per ne Bruksel eshte e shkurter po ta duam dhe kalon nga e majta e Ballkanit drejt e ne Bruksel, nuk kalon aqe larg sa nga Beogradi e nga Stsambolli e nga Arabia Mos harxho aqe shume karburant.

Bashkekombesit e mi! Nje referenmdum mbarekombetar do te qe sherimi i ketyre çoroditjeve mendore qe po e demtojne imazhin e Kombit.

Rama kur thote qe Elbasani, Durresi, Korça Roskoveci jane te miat, ne se eshte i sigurte nuk duhet te behet nebvrik, nuk ka pse te rreshqasi ne gjuhen e tije femijenore, nuk duhet te kaloje ne epitete pezhorative, gomere dhe kale karroce per deputetet Sociakiste, nuk ka pse te talle deputetin e Elbasanit, nuk ka pse te kaloje ne çeshtje qe nuk kane te bejne fare me propoganden elektorale, nuk duhet te rreshqase ne gjuhe banale, por duhet te frenoje nervat, duhet ti thone ta mbaje veten ta qepe shpellen, te mos behet per te ardhur keq.

Me paramendim u la vula ne doren e Alibeit, dhe kur e nxoren jashte loje edhe portierin u uredherua Gjykata e larte per ta gjuajtur topin dhe e beri golin, pas nje lufte nervash i la pa vule demokratet e rithemelimit. Pas kesaje vule do te kishte te tjera belara per te paralizuar Berishen deri sa me ne fund do te bashkohej e Djathta me te Majten e Metes, deri me ne fund do te krijohej BF.per keto zgjedhje lokale.

Tradhetia e madhe e Bashes i shkaktoi humbje te madhje demokrateve. Po e paguajme shtrenjte tradhetine e atije pehlivani ne gjirin e Partise, Gabimi fatal ishte dorezimi i Partise Demokratike nje bastardi, Lulzim Bashes. Djegja e mandateve dhe lenia e parlamentit me pare dhe mosmarrja pjese ne votimet lokale qe ia fali te gjitha bashkite te majteve ishte thike qe shkoi deri ne kocke te se djathtes. Nuk e kuptoj çfare politike eshte kjo. Ai ka tradhetuar 600.000 zgjedhesit dhe duhet te dale te pergjigjet ne gjyq popullor dhe te ndeshkohet..

Takimi Bashes ne 3 dhjetorin e vtit qe shkoi ne oren 18- 25, 19-25 me Taulant Ballen fshehtas ne nje apartament sekret flet shume per kete, (Ky takim eshte nje takim pislleqesh e quan Z. Myslim Murrizi), se çfare eshte diskutuar ka pak rendesi, nuk ka nevoje per koment. E udhes per te mos hamendesuar keto pislleqe le te ishin takuar ne nja kafe apo restaurant. Kjo tregon pisllekun e madh qe Basha eshte plotesisht nje i marre peng nga Socialistet. E sa takime te tilla do te jene bere prapa shpine kur ne mblidheshim ne manifestime kombetare prapa Bashes? Atje, ne fushen e burrave keta politikane kane nje fytyre tjeter, I kemi pare dhe degjuar, se çfare kane share dhe ofenduar njeri tjetrin per gjera te ndryshme deri ne banalitete dhe tani, keta surreter te zgjedhur nga neve, i shohim te takohen, te bisedojne e te bejne pazare skutave si mij gjirizi.

Tahsin Xh. Demiraj

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page