Eh moj kurora spanjolle,” Çelebiun “ turk mahnite,
“ Kanje-në “ tonë hijerëndë me galaktikën ç’e ngjite…
Venecianët e lakmuan, ” Gaz Evrenozi “ rrethoi..
Breshërimë gjyle, topa…, “ Hani gjak “ fortë trufulloi..
Gjakut zhytur kala-zonja, Italiani “ Prokondar “,
Me atë “ bojë “ shkroi emrin,- Kaninë -, për her’të parë…
Shtrirë shkëmbit, me tri porta, tri po tri brinjë bashkuar,
Trekëndësh me tre mijë hapa, mos Trinia kish caktuar?!...
Jashtë porte “ Çitadela “ përmbledhur njëzetë shtëpi,
Vigjilentë katër topa , grykat oda për miqësi…
Përpërtej dhe shenjtëria, Tyrbe, Teqe, dhe Xhami,
Prehet qetë “ Gaz Evrenozi “ rrotull tarafin e tij...
Brodha botën me lexime, kryq - tërthor në Histori,
Topa si të kalas’sonë, në asnjë perandori…
“ Kanje-ja “ legjenda jonë, brez ,pas brezi do t’këndojmë,
Se Ti.., i vendose emër tokës që ne sot gëzojmë...
O,“ Kanje-ja “ legjendare, foshnjëzat i ninullojmë,
- Kanina edhe Kalaja, me univers do të rrojnë!...
N . L . ( F ) . 24 / 2 / 2018
Comentários