Ka ndërruar jetë Sali Kuka
Ka ndërruar jetë Sali Kuka, një njeri punëtor, mjaft i përkushtuar për jetën, familjen dhe edukimin me një dashuri të madhe për Atdheun e tij të dashur Shqipërinë, të cilës i shërbeu që në moshë të vogël. E kush nuk e njohte këtë mjeshtër të transportit që në kohën më të vështirë në Suç të Burrelit, që gjithnjë me kmakinën e tij mbetej një model në punë dhe përkushtim. Sali Kuka ishte gjithnjë në krye të detyrave që i kishin ngarkuar, gjithnjë në timon. Kështu ai do të mbetet si një model frymëzimi edhe në këtë kohë të keqe të pandemisë, pasi duroi infeksionin e virusit dhe kurë nuk u ankua dhe madje gjithnjë e mbante të fortë personalitetin e tij.
Virusi e mundi në një moshë që akoma kishte forca të tjera. Ai edukoi fëmijë model dhe bashkë me të shoqen e tij, motrën e mikut tim të respektuar, Përparim Muça, ishin gjithnjë me plane të reja, sikurse u vinin në ndihmë djemve të tyre të dashur biznesmenë të suksesshëm në Londër dhe në Atdhe. Kishim fatin të njihnim këtë Njeri që në Atdhe dhe më së shumti dhe të pinim kafe disa herë në zonën e Barkingut.
I qoftë dheu i lehtë dhe shpirti i shkoftë në Parajsë. Ngushëllime familjes dhe miqve!
Të respektosh njeriun e thjeshtë që e do punën me shpirt, është fisnikëri. Profesor Fatmir Terziu e kujton me shumë respekt njeriun e punës Sali Kuka. Por kur një intelektual i shquar shprehet me nderim të madh për një njeri të thjeshtë që punën, gjatë gjithë jetës e ka pasur kult, vlerat e këtij të fundit marrin një status të veçantë. Sepse njeriu thjeshtë, i lidhur pas punës me mish dhe me shpirt, di të notojë me mjeshtëri në detin e jetës së trazuar, sepse ai të kujton njeriun, i cili, siç thotë Ajnshtajni (Albert Einstein - 1879-1955), “mes rrëmujës gjen thjeshtësinë, mes sherreve gjen harmoninë, mes vëshirësive gjen mundësinë”.
I tillë të përfytyrohet njeriu thjeshtë Sali Kuka në homazh…