KËTO DITE NË TROPOJË


Ibrahim Hajdarmataj


Në qytetin Bajram Curri u organizue kto ditë një takim mbreslënës me veteranet e LANÇ te nën prefektures së Tropojës me kandidatin per deputet të partisë Socialiste me Z.Petrit Malaj.

Në fjalen e prefektit të qarkut të Kukësit Z.Zenel Kuçana i cili tha: <<Per ne të gjithë është nder i madh për të na perfaqësuar biri jonë nga fshati Tpla i Tropojës deputet në kuvendin popullorë Z.Petrit Malaj, i cili arsimin e detyrushem e mbaroj në vëndlindje, gjimnazin në qytetin Bajram Curri me nota te shkelqyera dhe arsimin e lartë shkelqyeshem në Tiranë, për ket ai u mbajt profesor në universitetin e Tiranës>>.