KËRKOHET DREJTËSI DHE SHPAGIM


Pjesa II

KËRKOHET DREJTËSI DHE SHPAGIM

PËR GJAKUN E DERDHUR

II)- Ndodhitë dramatike të ndodhura në atë rajon, kanë vërtetuar çelikosjen e etnitetit shqiptar, i cili historikisht nuk ka pranuar të jetë vasal i askujt dhe asnjëherë.

Ky karakter është shfaqur dukshëm tek banorët çamë edhe gjatë takimeve që u mbajtën me armiqtë e tyre dhe të vetë popullit Grek.

Le të njihemi me "dredhitë" e armikut të asaj kohe:

* Është i njohur fakti se janë zhvilluar disa takime ndërmjet forcës politike të djathtë greke, EDES-it, që kryesohej nga Napoleon Zerva, me disa nga burrat çamë, për të mundësuar bindjen e banorëve të Çamërisë për të pranuar bashkimin me ushtrinë zerviste. <