JUSTINA ALIAJ DHE UNË...



Nga Pierre-Pandeli Simsia:

* * *

Siç e kam shkruar në shkrimet e mija të ndryshme dhe siç edhe jam shprehur në intervistat në studiot e ndryshme televizive, Festivalin e 11-të të këngës në radiotelevizion, 22 - 24 Dhjetor 1972 e kam parë në televizor, në të paktët televizorë të atyre viteve, në sallën e një ndërmarjeje të qytetit Berat me ndihmën e një fqinjit tim i cili edhe punonte në atë ndërmarje.

Që nga ai festival dhe deri në Festivalin e 29-të të këngës në radiotelevizion unë nuk do shkëputesha asnjë vit duke ia mësuar edhe këngët të çdo festivali...

Por, si më lindi dëshira dhe kurioziteti për të parë dhe dëgjuar një festival kombëtar kënge kur unë atë vit isha 12 vjeç?!

Një vit më parë, në funddhjetorin e vititt 1971, dy motrat e mija Xheni dhe Xhuljeta, më të mëdha se unë në moshë, katër dhe dy vjetë, e kishin parë në televizor Festivalin e 10-të të këngës shqiptare tek shtëpia e një vajze beratase me mbiemër Protopapa që i ati i saj asaj kohe