Jorgji Kote: Që gjithçka është mirë ( All is Well)
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 18 minutes ago
- 4 min read

PLOTESIMI I PYETESORIT
DR. JORGJI KOTE
Ish diplomat karriere në Tiranë, Zv.Ambasador për 15 vjet në Berlin dhe në Bruksel
Anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
Mjeshtër i Madh në Diplomaci
Publicist dhe analist diplomatik me 8 libra, mbi 600 artikuj në median shqiptare dhe intervista televizive
1.Nëse nuk do të duhej të flinit, çfarë do të bënit me kohën shtesë?
Të lexoja diçka të lehtë dhe shplodhëse
2.Në çfarë pune do të ishit të rëndësishëm?
Aty ku kam habitatin tim, dmth në diplomaci si edhe në publicistikë
3. Nëse do të mund të shndërronit ndonjë aktivitet në një sport olimpik, në çfarë do të kishit një shans të mirë për të fituar një medalje?
Vrapim në distanca të mesme dhe volejboll
4.Cilin libër, shkrimtar shqiptar, grup muzikor, ose artist do të zgjidhnit kur nuk mund të zgjidhnit diçka për të dëgjuar?
Kronikë në gur, Ismail Kadare; ABBA Tom Jones, këngëtari ynë i rinisë
5. Për cilën pyetje do të dëshironit më shumë të dinit përgjigjen?
A shteron ndonjëherë dashuria e vërtetë?
6. Çfarë ju intereson që shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar?
Gjithçka e re në jetë, në shkencë dhe në muzikë
7. Për çfarë mund të bënit një prezantim 40-minutësh pa asnjë përgatitje?
Për artin, letërsinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë
8.Çfarë prisni më shumë në 10 vitet e ardhshme?
Te kem bashkë me Zonjën time jetë, shëndet dhe në një klimë më të sigurt dhe të qetë
9. Çfarë argëtimi do të dëshironit të fshinit nga mendja juaj në mënyrë që ta përjetonit për herë të parë përsëri?
E pse ta fshijmë nga kujtesa, më mirë ta përjetojmë vazhdimisht si burim pozitiviteti.
10. Cili titull libri, filmi e përshkruan më së miri jetën tuaj?
Vështirë ta them, sepse ashtu si jeta e shumë prej bashkëmoshatarëve të mi, ajo është e shpërndarë në disa libra dhe filma.
Gjithsesi, fëmijërinë, rininë dhe veprimtarinë time deri në vitin 1992 mund ta gjesh besnikërisht te libri im ” Në Vetrrethim ( TOENA 2012) dhe në versionin anglisht ” True Stories from Red Albania”( TOENA 2016) me jehonë në Atdhe por edhe në Belgjikë, Luksemburg, etj ku është promovuar.
Ndërsa jetën time pas vitit 1992 e deri me sot, sidomos angazhimin diplomatik mund ta gjesh te librat « Berlini pa Mure ( 2009) Diplomacia për te gjithë ( 2014) dhe ” Negociatat, sfida e fundit e integrimit ( 2024) të promovuara me jehonë publike dhe mediatike, brenda dhe jashtë vendit.
Për filmat, fëmijërinë dhe rininë e hershme e gjej te filmi ” Beni ecen vetë” dhe ”Guximtarët”
11. Ku është vendi më i qetë ku keni qenë?
Në Libohovë, Gjirokastër dhe në Kopenhagen, Danimarkë
12. Cilat janë disa gjëra nga të cilat ju është dashur të hiqni dorë?
Pirja e duhanit, besimi i tepëruar dhe nguti ( see kush nxiton, mënon ose “haste is delay”, as they say)
13. Për çfarë doni të dini më shumë?
Për teknologjinë, artin, letërsinë dhe histori suksesi të bashkëatdhetarëve.
14. Cila ishte aventura e fundit që bëtë?
Fluturimi në Tiranë në korrik 2023 në të nxehtit përvëlues afrikan për tia bërë surprizë mikeshës tonë më të mirë me djalin e saj dhe familjes së saj kur shkuan për disa ditë në Tiranë nga SHBA-të.
Pyetje disi personale për të njohur dikë. Këto pyetje janë të shkëlqyera nëse vërtet shkoni mirë me dikë që sapo keni takuar, ose nëse e keni njohur personin për një kohë dhe doni ta njihni më mirë.
1.Kur ishte hera e fundit që ndryshuat mendje/besim për diçka të rëndësishme?
Para tre vitesh
2. Kur u ndjetë vërtet "gjallë"?
Kur shpëtova nga nje arrest kardiak në korrik 2021
3. Kush është/ishte shoku/shoqja juaj më interesante?
Kam disa, të gjithë interesantë dhe me vlera, të moshave të ndryshme, vajza dhe djem, nga 30 vjeç në 96 vjeç, miku më i moshuar që kam, Lek Përvizi, ish i persekutuar politik i regjimit monist, piktor, publicist, poet, arkivë e gjallë. E vështirë t’i ndaj si shokë dhe miq të bukës së vjetër por edhe shumë më të rinj në moshë
4. Çfarë rreziqesh ia vlen të merren kur shkruani?
Vlerësimi nga publiku, komentet negative, sulmet pa kriter, dhe lënia pas dore e gjërave të tjera të dobishme
5. Cila është këshilla më e mirë dhe më e keqe që keni marrë ndonjëherë?
Këshilla më e mirë ” të marr vendim të jem pozitiv në jetë, dmth minusin ta kthej në plus, problemin ne posibilitet, negativen në pozitive.”
6. Çfarë e bën një jetë të jetuar mirë?
Dashuria, misioni, arti, muzika, kafshët shtëpiake.
7. Cilat janë disa gjëra në të cilat jeni vërtet të mirë, por ndiheni disi të turpëruar që jeni të mirë në to?
Nuk nuk ndihemi të turpëruar me të mirat që kmi, por modestë. Kryesorja, i ndajmë këto të mira me të miqtë, dashamirësit, me hallexhinjtë dhe njerëzit në nevojë.
8. Cilat janë disa nga "rregullat" tuaja personale që nuk i shkelni kurrë gjatë shkrimit dhe krijimit?
Puna sistematike dhe e organizuar, mbështetja te referencat dhe dëshira t’i afrohem sa më shumë të vërtetës, cilado qoftë ajo.
Pyetje shumë personale për të njohur dikë: Këto pyetje janë më shumë për njerëz që tashmë i njihni mirë, por doni t'i njihni në një nivel më të thellë. Zgjodha vetëm disa për këtë kategori sepse shumica e pyetjeve që do të përdorni për të njohur dikë do të jenë në kategoritë e mëparshme.
1.Cili është vetërealizimi juaj më i habitshëm?
Që 9 vjet pas daljes në pension ndihem po aq, në mos i vlerësuar nga ish kolegët, institucionet dhe miqtë. Mbase kjo se i kam qëndruar besnik vehtes, nuk jam tjetërsuar, kam synuar të realizoj vlera dhe virtyte dhe jo bujë dhe lavdi.
2. Çfarë i jep kuptim jetës suaj?
Empathia, ndjenja e përkatësisë, mirësia, bujaria, ndihma për këdo në nevojë sipas parimit ” sharing and caring”.
3. Cila gënjeshtër thoni më shpesh?
Që gjithçka është mirë ( All is well) edhe kur kam ndonjë shqetësim shëndetësor apo të ndonjë lloji tjetër, që të mos merakos familjen, miqtë dhe dashamirësit.









Comments