top of page

JETË SHTERPË, QË NUK PRODHON VLERA.


Mentor Serjani


"Kushdo që studion historinë e fatkeqësive të popujve, bindet se pjesa më e madhe e tyre ka ardhur nga padituria." – K. Helveci


Kur del nga shtëpia dhe takohej me ndonjë që ke shumë kohë pa u parë, ndjen një

mall, ndjen një boshllëk që e plotëson me kënaqësi. Po kur pyetet se si e nga e kalon

ditën, përgjigja është me një «hiç» dhe më tej me fjalë të kota. Ka të tjerë që e

kalojnë kohën duke lexuar libra, duke u marrë me krijimtari, me sport, me muzikë,

etj.etj. Sot veprimtaritë janë të gjithanshme. Çdo njëri apo çdo familje i ka të gjitha

mundësitë të organizojë një jetë dinamike argëtuese, me vetveten dhe me fëmijët.Por në qoftë se bëhet shumë për argëtimin, nuk bëhet po

aq për edukimin dhe rritjen e kapacitetit të dijeve. Njeriu, djali apo vajza mund të

kenë prirje të caktuara sipas talentit, por nuk duhet kufizuar vetëm në një fushë,

sepse kalohet në njëanshmëri. Kalimi në njëanshmëri bën që të humbasë shija e

jetës për veprimtaritë e tjera. Edukimi dhe kompletimi i fëmijëve,sidomos, me shijet

e jetës, është baza për kalimin e natyrshëm e gradual nga jeta fëminore, në atë

adoleshente, rinore e më tej bashkëshortore. Të tilla hallka të dobëta, bëhen shkak

më pas edhe për ngjarje të pakëndshme. Se ja për shembull fëmijëve nuk u spjegohet

se ç'është «shorti», ç'është «bashkëshorti» Fjala «short» do të thotë «zgjedhje». Pra

si djali dhe vajza, kur venë në një moshë të caktuar, duhet të zgjedhin shokun e tyre

të jetës; Bashkëshortë do të thotë që dy të zgjedhur ta kalojnë jetën bashkë. Mirëpo

një çift apo një familje, pasi janë kthyer në shtëpi, sigurisht që do e hapin televizorin

dhe të shohin ndonjë emision. Mirëpo këtu fillon nervozizmi. Njëri do të shoh një

emision, tjetri do një tjetër, njeri do të shohë lajme, tjetri do një emision. Fillon

grindja. Mirëpo ç'farë servirin televizionet për publikun? Edhe pushteti i katërt si dhe

të gjitha pushtetet në Shqipëri, ka degraduar, është degjeneruar. Radiot, deri diku

mbahen më të rregullta megjithëse ato nuk dëgjohen kudo dhe njëlloj. Radiot

dëgjohen më shumë, në makinë, në plazh, gjatë eksursioneve dhe pelegrimazheve

turistike etj. Në radio gazetari është i ekspozuar vetëm me zë e jo me figurë. Kurse

televizionet janë të mbushura edhe me emisione të mira, por edhe me lloj-lloj

vulgariteteve. Gazetat janë shndërruar në Nekrologji. Çdo ditë të vrarë, cdo ditë

vjedhje, grabitje. Nga ana tjetër fukarenj, të sëmurë, të papunë, jetesë e vështirë,

pensione të ulëta, të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar jetesën etj.

Televizionet shumë pak i trajtojnë këto probleme. Qeveria është mbyllur brënda dhe

s'do t’ia dijë fare se ç'bëhet. A qeveris qeveria për popullin? Aspak! Në vend që të

mendohet se si te përmirësohet jeta sociale, që populli ta jetojë jetën siç duhet. Por

jo, qeveritarët shkojnë si e si të mbushin xhepat e tyre. Televizionet kanë disa

emisione jo vetëm vulgare, por edhe antiedukative. Këto emisione janë të rëndomta

, me gjuhë shterpe, me pjesëmarrje të disa njerëzve të degjeneruar. Flitet me fjalë

deri të pakëndshme, të turpshme, që s’kanë të bëjnë me virtytet e pastra të

shqiptarit, të popullit tonë të talentuar e të edukuar me virtyte, me vlera patriotike e

morale të larta, të kalitura me shekuj. Të gjithë duan të lëvdohen, t’i bëjnë lajka

njeri-tjetrit, kush e kush të ngrihet më lart, por që nuk i meriton ato vlera, që

spekullojnë me nderin dhe dinjitetin e një pune të ndershme, të njerëzve që janë me

të vërtetë «njerëz»…

58 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page