JE LARG DHE...
Sonte e mbolla një këngë, po s’ishte këngë, po brengë, as brengë nuk ishte, as dert, atëherë çfarë është vërtet?
Në mallit i thua je këngë, në këngës i thua je brengë, në brengës i thua je dert, atëherë çfarë është vërtet?
Kur nëna të vjen nëpër ëndërr, i thua brengë apo këngë, i thua këngë apo dert, atëherë çfarë është vërtet?
Kur vjen nëpër ëndërr e ikën, as këngë nuk ndjen e as brengë, po mbytesh në ankth e në dert, atëherë çfarë është vërtet?
Je larg dhe dot nuk të puth, kjo s’është këngë, po brengë, as brengë nuk është, as dert, atëherë çfarë është vërtet?
2000
Poezite e mrekullueshme te Hiqmetit i kemi tretur ne shpirt. Urime, suksese. Hiqmeti me mungon. Kaq vite pa e takuar. Te perqafoj me mall, Myslim Maska, Athine.
U gëzova që pashë dhe dëgjova Hiqmetin e shumë viteve në ecje paralele, i cili më mungon dhe kjo mungesë nuk di ç'është: "...... këngë, apo brengë, as brengë nuk është, as dert, atëherë çfarë është vërtet?". Sa e paharruar më kishte mbetur kjo poezi dhe JA TEK MË ERDHI.