Janaq Pani: LUMTURI E RREME
28 minutes ago
1 min read

Janaq Pani: LUMTURI E RREME
Meditim
Te kjo lumturi e rreme gjithandej
Ndjehem si manushaqja në ferrë,
Ngulmoj që rebusin të gjej
T'i çel dikur vetes një derë.
Nga gjith këto bukuri te trishta
Ndjehem perdite i lënë mënjanë,
Lundroj ne detin me shpresa te brishta
E dot nuk më nxjerrin në anë.
Rob kryelartë do mbetem perherë
dhe era nuk më shpie askund,
Gëzimet në krahë i mbartin te tjerë
E unë t'i arrij nuk do mund.
JANAQ PANI








Comments