top of page

Janaq Pani: GOMARI DHE BULKTHAT TE NJË LIVADH

3 hours ago
1 min read

GOMARI DHE BULKTHAT

TE NJË LIVADH

 

Fabul e Ezopit e vargëzuar

Në një livadh duke kullotë

i mbajti këmbët një çast gomari

një tufë bulkthash këngës ia thotë

të fshehur mbas çdo fije bari.

 

E ishte aq gazmore kënga

sa mbajti frymën për ta dëgjuar,

e një dëshirë i lindi brenda

e po u flet i frymëzuar.

 

"Ky zëri i juaj, një mrekulli,

dhuratë e kini, sigurisht,

pa më rrëfeni kush qe ai

që ua dhuroi kaq bujarisht?

 

Mos ndoshta është bari që hani,

a ndoshta ndonjë lloj nektari,

sekretin për vete mos e mbani!

Ma thoni! - u lutet gomari.

 

Një bulkth i gjegjet e bën shaka

e i del zëri si shushurimë:

"Sekreti ynë është, - i tha,-

kjo vesë mëngjesi që ne pimë.

 

E në se do provosh dhe ti

shijoje këtë mrekulli!"

 

Mbas kësaj fjale u bind gomari

ndërpreu të ngrënët, veç do të pijë

të mbahet veç me vesë bari,

ndaj dikur fundi do t'i vijë,

një ditë, eh, të ngrihet s'mundi

dhe budallai këmbën e tundi.

 

E nga kjo ngjarje kemi mësuar

atë, natyra ç'të ka dhuruar

mos e ço mendjen për ta ndtyshuar

se ditët vetes ia ke shkurtuar...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page