top of page

“JAM KREJT SHPIRT”


E DASHTUNA NAJADA, ndoshta tashmë “JAM KREJT SHPIRT”

- Nga Spitali dhe për Spitalin -

E dashtuna Najada, sot eshte e diel dhe, duke menduar per fundjaven, m’u shtua ndjesia se e diela eshte e prirur gjithashtu per bekime. E pra, unë dhe zonja ime, Aliqi, kemi bekime për ju. Është e ditur per çfarë thuhet, shpesh deri në tepri: afer detit - afer mbretit. Por pse jo, për ne i bie që të themi edhe: Prane Dr. Najades - prane Jetës. Dhe eshte fjala pikerisht per Profesoreshen Najada Çomo, shefen e Infektivit, te mirenjohuren nga publiku i shumte per punen e saj te shkelqyer dhe kultin e pasionit profesional mbi çdo joshje e mundësi tjeter. Prej tri ditesh të shtruar në spital, të dy njeheresh me time shoqe, permes kujdesit e trajtimit intensiv gjetëm permiresim të menjehershem. Me një kembengulje naive, duke pandehur se do t’ia hidhnim vetë, qendruam ne shtepi pothuaj njëzet ditë, pa i thene kurrkujt gjysme fjale, as njerezve tanë ma te afert. (Ah, ky stoicizem i perjetshem!) Por viroza u tregua më kryeneçe se unë, derisa u bë dërmuese. Në ketë gjendje u paraqitem te Publiku, në Urgjencen e Infektivit. (E gezofshim kete spital te ri, të kënaqka syrin!) Dr. Najada na ftoi të qendronim pak dite, për t’u trajtuar e per ta marre veten. E vute re, perdori fjalët e bukur “ju ftoj”. Madje, duke hasur në kundërshtimin tim (O Zot, sa shpesh, sa shpesh keto spitalet per mua!), shtoi dhe një shaka gjithë finesë: “Apo nuk na doni ne?” Oj mike, e nderuara Dr. Najada, megjithese kurre në jete s’ishim njohur nga afer, une nuk e zgjata, por shtriva krahet per t’u rrokur. E kjo ishte një përgjigje. Megjithatë shih si po pergjigjem edhe ndryshe.. Një mikja jone, poete e talentuar e me personalitet, e cila pati vene ne dukje ma parë permasat e mia te Dashnise Njerezore, njeherë tjetër ka shkruar kështu: “Zija Çela eshte i gjithi Letërsi.” E tash po shprehem vetë: “Mos vallë, tashmë, Zija Çela është bërë krejt SHPIRT?!”

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page