top of page

Izolimi dhe internimi modern!!



Ky titull ka si qëllim të verë në dukje dështimin e “reformave” “batërdi” të qeverisë së origjinës. E detyruar të sqaroj atë që sapo shkruajta, për faktin se shumë familje, me integrimin në këto tre dekada në shumë vënde të Europës dhe jo vetëm, janë bërë pjesë edhe e një shteti tjetër, duke gëzuar kështu titullin “qytetar”. Përse kjo parantezë dhe kush është arsyeja!? Zakonisht personat që jetojnë dy realitete të ndryshme shpesh ju duhet të shprehen për pozicionin e tyre social sikur atë në vendin e origjinës por edhe në vendin ku janë integruar dhe një fakt i tillë mund të kompletohet dhe nga pozicioni që atyre ju jep edhe “doppia cittadinanza”. Kjo të lë të kuptosh se qenia zyrtrae në dy shtete ashtu sikur ka favoret e veta, ka gjithashtu dhe detyrimet e veta përsa favoret kanë dhe një kosto që është ajo e të qëndruarit brënda kornizës së rregullave që cdo njëri prej shteteve ka dizenjuar.

Një shqiptarit në Itali, në cdo hap që ai bën për të kërkuar të drejtat e tij, i duhet të përballet me paragjykimet që prekin ose lëndojnë origjinën e tij, dhe pse do të duhej që dhe atje të funksiononte sikurse në Shqipëri ku një qytetari italian, sapo ai sistemohet ne gjithcka, apo lë të kuptohet që është italian, jeta ose të jetuarit në Shqipëri i thjeshtësohet mjaftueshëm. Por ky është një diskutim që do një studim të mirfilltë dhe i sjellur në këtë mënyrë është thjeshtë një shijim për ti hapur oreksin shkrimeve të tjera.

Duke u kthyer tek diskutimi “doppia cittadinanza”, ky titull, sepse me të vërtetë ky është një titull, që gëzohet kur personi që e fiton atë ka zhvilluar jetën dhe aktivitetin e tij në një shtetë tjetër për aq kohë sa ai shtet me ligjin e tij arrin t’i njohi të drejtën e qytetarisë. Pra kjo do të thotë të kesh mirë shpenzuar një pjesë të jetës në një shtet tjetër ku dhe ke maturuar mirë mardhëniet shoqërore të cilat në vetvete mbartin aktivitetin e gjërë te vet personit. Por problemi është se me statistika rreth 90% e migrantëve, edhe pse mirë integrohen në vendin tjetër, një pjesë të mirë të fitimeve i investojnë në vendin e origjinës. Kjo është dhe pik nisja e “mirësia” nëse migranti në investim trajtohet nga shteti i originës së tij, ose këtu nis kalvari i tij nëse shteti i origjinës është indiferent ose më keq akoma është pengues me mënyrat e tij indiferente në rrugtimin e qytetarit migrant.

Qëllimi i këtij shkrimi është gjithashtu sensibilizimi i institucioneve të ndryshme të aparatit shtetëror dhe të organeve jo qeveritare që kanë si qëllim të kontribuojnë në rritjen e mirësisë shoqërore.

Ky parashikom ka nevojë për një statistik më konkrete, për shembull në 2020 Italia, sipas përpunimit të të dhënave të Bankës Botërore nga openpolis.it, ishte në pozicionin e 18-te në nivelin europian dhe në vendin e 55- te në nivelin botërorë përsa i takon remitancave. Pra kjo do të thotë që imigrantët në përgjithësi dhe shqiptarët në vecanti në Itali, vend ky i fundit i cili merr interes në këtë shkrim, kanë një merite të vecant si kontribues ekonomik përkundrejt vendit të tyre. Zgjerohet gama e kontributit atëhere kur shqiptarët si imigrante ja kanë dalur të bëjnë dhe emër atje ku kanë emigruar, duke i dhënur kështu një shans identitetit shqiptar, duke rrëzuar kështu paragjykimet që bota, pa na njohur ose duke na njohur gabim, ka krijuar për popullin tonë.

Pra deri këtu janë individ të caktuar ata të cilët kanë formuar grupin emigrant, ashtu sic ka ndodhur edhe në Itali, vend ky i fundit të cilin me modesti mendoj se e njoh sadopak përsa e jetoj prej tre dekadash. Por në të gjithë këtë analizë ajo që shqetëson vërtetë është pyetja: Në këto tre dekada emigrim të shqiptarëve, qeveria cfarë roli ka pasur !? Mendoj se roli i qeverisë në lidhje me emigrantët shqiptar në Itali ka qënë dhe mbetet mediokër. Arsyetimi shkon akoma dhe më tej, atje ku rolet invertohen. Mendoj që është puna intensive e migrantëve shqiptar në Itali e cila ka thjeshtësuar punën e qeverisë, qeveri kjo e cila sot tenton të marri meritat e emigrantëve të cilët për një dekate, pa bërë dallime se kush ishin e ku ishin u shanë e u masakruan, per një dekate tjetër, si i afti dhe i paafti njëlloj u shfrytëzuan dhe kur në dekadën e tretë nga autoktonët filluan dhe u kuptuan atëherë në këtë moment filloj të bëhej dhe ndarjen e të mirit nga i keqi e profesionistit nga jo profesionisti. Pra në tre dekata shqiptarët u lodhën por gjithësesi ja dolën sikurse po ja dalin të marrin atë cka ata me të vërtetë meritojnë.

Por analiza shkon dhe më tej, shkon tek titulli “Izolimi dhe internimi modern” ku mendimi prek arsyen e cdo njërit prej atyre që jetojnë udhëtimin e anasjelltë, që përjetojnë dramatikisht kthimin në vendin e origjinës. Ata me të drejtë mendojnë që kthimi në vendin e tyre nuk duhet të vazhdoj ku ata, pra emigrantët, e kanë lënur por duhet të vazhdoj nga ku ata kanë arritur të jenë atje ku kanë emigruar pas këtyre tre dekadave.

Pra këtu nis abisio ose humnera për emigrantin. Illustrimi ose kontributit duke u nisur nga faktet konkrete të secilit prej emigrantëve do të ishte dhe puna më e dobishme për formimin dhe dëgjimin e një zëri ndryshe nga zëri i të gjithë atyre që hiqen si ekspertë të emigracionit por pa dëgjuar zërin e tyre, duke filluar nga ministrite apo drejtorite të cilët janë marrë me cështjen e emigracionit. Sot realiteti flet ndryshe, sot administrata vendore ose ata që lëvizin të gjithë këtë makineri jo vetëm që nuk duan t’ja dinë se kush është emigranti por dhe cfarë është, ku ka qënë, cfarë ka bërë dhe vazhdon të ketë dhe më keq akoma,.

Kur migranti mendon të spjegohet, shpesh herë indiferentizmi ose më keq akoma bllokimi i tij, - nga ata persona që ndodhen përball tij, të cilët nën petkun e përfaqësimit të organit kompetent vendor, vend në të cilin ai drejtohet për një x problem ose dhe për informacion, - është tejet i dukshëm. Situata keqësohet akoma dhe më shumë kur flitet për të drejta të munguara ose të kalpestuara. Shqetësimi ose preokupimi merr përmasat e një “izolimi” jo vetëm përsa i takon problemit por edhe përsa i takon personit. Migranti nuk është i mirpritur përkundrazi ai me pervojën e tij të dyfisht arrin të kuptoj, se sa më seriozë është problemi i tij, aq më përmasa gjigande merr dhe izolimi i tij saqë në mënyrë drastike i duket sikur nuk është kthyer ne vendlindje por sikur ka shkuar në internim.

Migranti, që kthehet nga një ekperience intensive migracioni, përpara situatave të tilla kritike, kupton se.., duhet të ketë një durim, të ketë një kapacitet të fortë arsyetimi, duhet të ketë një qendrueshmeri në kërkesat e drejtuara organeve kopetente, duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme të vendosë në qëndër të vëmendjes të drejtat e munguara ose të keq trajtuara. Edhe kur këto tentativa janë të vazhdueshme migranti kupton që arsyetimi i mësipërm nuk përkon me atë cfare ofron realiteti. Ai vazhdon të ndeshet fort me një realitet të hidhur ku një zinxhir i tërë personash me peshe administrative dhe politike - duke filluar nga ai me më pak pesh sic mund të jetë një kryetar lagjeje, një polic lagjeje dhe duke vazhduar ose duke shkuar kështu deri tek kryetari i qytetit, figure kjo e fundit e paarritshme e pakapshme përsa mesa kuptohet emrat që arrin atje seleksionohen nga sita e partisë - i bëhen bllok. Po të shikoni në ambjentet afër bashkisë, ditën e pritjes për qytetarët, jashtë ndodhet gjithmone nje grup personash të cilët mbeten gjithmonë të pritjes dhe në mëshirë të fatit përsa kryetari ose grupi i punës së kryetarit vendos t’i takoj ose jo.

Edhe në këtë pritje migranti, i cili me problemin e tij kupton që mund të ketë cënuar fuqinë e të fuqishmëve qeveritarë apo ex qeveritarë, mbetet përsëri në gjëndjen e izolimit. Po a ka izolim më të lezetshëm se ky që i bëhet migranti..,!? Saga e vuajtjeve vazhdon nëse, ai, si migrant tregohet i padobishëm. Ai mund dhe të ndëshkohet më rëndë, duke dhe u gjobitur..,. Edhe kur ai kalpeston një milingon ndëshkohet sikur mund të mbetet i shokuar kur sheh se si gëzon i korruptuari i cili nga shteti nuk ndëshkohet edhe se me korrupsionin e tij mund të ketë permbysur një elefant. Shëmbulli i sipër sjellur formon një paralelizëm të përkryer sikurse mund të jetë ai midis një vazoje luleje, që për vite la të pres pas derës së bashkisë një familje migrantësh, dhe një pallati përbindësh shumëkatësh, ndërtuesi i të cilit u shpërblye akoma më tej, me leje zgjerimi shkallësh e dritaresh të cilat i mirë bëjnë karshillëk vazos së luleve që emigranti projektoj mbi llumin dhe inertet e hedhura që askush mori persipër.

Vazhdoj të ndaj me ju sagën e masakrës të së “madhes” familje socialiste që rezulton të funksionoj edhe si parti, përsa ka fituar zgjedhjet dhe si rrjedhoj ka zgjedhur aparatin politik maxhoritar, por edhe si një aparat politik informal i cili tashmë duket se ka zëvendësuar detyrën e aparatit formal. Cfarë proklamohet nuk është një iluzion..jo.., është një realitet i hidhur i cili pa dashur ka përfshirë edhe subjekte të cilët ndodhen në një cikël nga ku nuk mund të dalin dot edhe pse të vetëdishëshëm për situatën ku ata ndodhen. Ndoshta kjo kapja mat është edhe klecka e ciklit, cikël ky i fundit ku njëkohësishtë përfshihen, për zgjedhje personale, subjekte shumë aktiv përsa të dobët intelektualisht dhe si rrjedhoj të mirë korruptuar dhe manipuluar nga pushteti politik. Situata në të cilën ndodhemi, edhe pse jo me dëshirën tonë, është akoma dhe më shumë kritike. Duke theksuar që paralelizmin strukturur midis atij shtetëror dhe atij joshtetëror, pikërisht ndodh këtu, në këtë vend, ku ekzistenca e pavarsisë ka tejkaluar shekullin, ndërsa në veriun e Kosovës ky paralelizëm, i cili është ndërtuar nga struktura informale serbe, ndëshkohet, luftohet në mënyrë konstante. Por këtu tek ne ky paralelizëm i ndërtuar nga struktura formale dhe joformale mbahet në këmbe nga aktivistët patronazhist, personazhe këta të fundit që ndoshta vëzhgojnë dhe brënda shtëpive tona.

Kjo situatë ka krijuar për migrantin dhe jo vetëm dy efekte; atë të izolimit përsa për gjithë dekadën e mbizotrimit të partisë socialiste patronazhiste, migrantët, jo vetëm që nuk konsiderohen për atë që ata janë pas tre dekadash emigrim, por nuk konsiderohen as për cfarë kanë qënë përpara këtyre tre dekadave. Po ashtu, problemet e tyre të cilat janë krijuara po nga ky perversizëm patronazhist socialist sikur është shkelja e milingonës nga elefanti, apo sikur janë ato mostrat e pallateve që shkelin vasot e luleve, dhe askush i ndëshkon sepse patronazhistët perverse socialist nuk ngopen kurrë, derisa kërcënojnë djersën e derdhur të atij që punon ndershmërishtë ashtu sikurse është dhe djersa e emigranti.

Pra ky izolim i problemeve të tij apo i vet emigrantit, i cili imagjinonte një proces riintegrimi ndryshe, është përgatitja paraprake e përjetimit të një faze të dytë që është ajo e internimi të llojit modern, përsa tani ai ndodhet në vendin e tij të origjinës, vend i cili nuk njeh më as atë dhe as cka ai ka lënur pas. Lind pyetja, a mund të quhet ky i fundit, për një emigrant, “interim modern”!? Mendoj se po, përsa emigranti, përsëris, nuk pranohet as për cfarë është bërë por as për cfarë ka qënë përpara se të behej emigrant. Pra me keqardhje pranoj që internimi modern është ai fenomen që ndodh pasi emigranti edhe pse kthehet me dëshirë në Shqipëri ndodhet përpara një izolimi të përgjithshëm i cili bëhet akoma më përbindësh kur trajtohet për një izolim më specifik sidomos kur ka të bëjë me mos trajtimin e probleme apo me keqtrajtimin e tyre, dhe kjo për zbavitje apo për sfida hakmarrjesh përkundrejt drejtësisë apo dinjitetit të tij.

Izolimi dhe internimi modern do të mbeten me siguri objektivi kryesor i rebelimit për migrantin i cili “internimin totalitar”e kishte tashmë përjetuar për më shumë se një dekadë dhe gati e kishte harruar. Kurrë ai e kishte menduar se do të ishte ky “internimi modern” i kryer pikërisht me remitancat e tij, në shtëpine e tij dhe me zhgënjimin e madh që një shtet i paaftë me dy struktura paralele ku, pikërisht, struktura perverse patronazhiste do të mund të vendoste fatin e tij të izolimit në rrugëtimin e internimitmodern. Ky internim i llojit modern migrantin e bllokon nga cdo shërbim shoqëror derisa e lë dhe pa “pusetë” ndërsa patronazhisti dhjet e bredh si ti vij ndoshta, ndoshta duke hyrë dhe brënda shtëpisë së tij.

45 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page