
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa XXIII.
PSE VETEM SHKODRA?!
ISHTE VITI 1874…
Seksionit Mbrendshëm ose i Degës së Punëve të Mbrendshme SHKODER në 1946, Aty ku ishte
SEKSIONI KATOLIK I SIGURIMIT SHTETIT – I VETMI NË BOTË, KERKOI ME E FSHI KTE NGJARJE HISTORIKE ASHTU SI TJERAT!
1874 - SHIROKA
Kishte Shkollen Parë SHQIPE në SHQIPNI, nga Kleriku
DON ZEF ASHTA,
I cili e hapi në shtëpinë e
TOM MARK RADOVANIT.
Bukuria e Liqenit të Shkodres reflektohet deri nder shkambijt e Taraboshit, tue i dhanë pamje piktoreske dhe Shirokës, fshatit bukur ku lindën dhe u rritën të Parët e mij Tom Mark RADOVANI (Gjyshi) e Baba im Kola.
Shiroka... Mjaft e marrun nëpergojë, per “malin pa dru e njerzit pa tru...”. Megjithate, Emnat e njerzve të dijtun ua kanë mbyllë gojen mjaft peshqëve që edhe ikën prej andej. Ishte kenë derman Dajlani me i mbledhë e me i çue nder universitetet e Tiranës e të...
Gjyshi im Toma, i pat dhanë një dhomë Kishës së Shirokës dhe Don Zef Ashta, hapi në vitin 1874 Shkollen e Parë me Gjuhen Shqipe, per banorët e Shirokës. Ndersa, ne nipat e Tomës, asnjeni nuk u lejueme me ndjekë shkollat e nalta se u perfshime nga “lufta e kllasave”.
Siduket, per këte arsye nuk zehet me gojë as Shkolla e Shirokës, si Shkolla e Parë në Shqipni... Vetem mos me xanë në gojë Pronarin e saj.
Kur Shiroka ishte zonë kufitare kam shkue rrallë e aspak, vetem kur më merrte me vete mësuesi i nderuem dhe Miku im Sander Troshani, që ishte mësues atje.
Ndoshta, malli per Shirokën më shtonte dashuninë dhe dëshiren per me kalue pushimet në bregdetin tonë të mrekullueshem! E jo, ma pak per Bjeshkët e Nêmuna.
Kur shkova në Dhermi, mendova se Shqipnia asht vendi ma i bukri në Botë. Liqejt e Lurës ishin krejtë tjeter gja. Per me i kuptue ata, Shqiptari duhet me jetue 150 vjetë dhe jo në komunizem.

Me siguri bukuria e Tokës Shqiptare, per të cilen Gjergj Kastrioti e la edhe Stambollin, asht një nder arsyet që fqinjët tanë, nuk na e lypin po kerkojnë me na vue thonjët në fyt dhe me na e marrë “një pllambë” tokë. E edhe“dy pllambë” prej bregdetit tonë aq të bukur!
Në vitin 1924, në muejn shtator gazeta “Ora e Maleve” publikon mjaft ngatrresa që nuk ndryshojnë fare nga të sotmet, ndermjet fqinjëve ku nuk perjashtohet asnjë rretherrotull nesh.
***
HISTORIA DUHET SHKRUE SAKT, NDRYSHEJ AJO NUK ASHT KURRMA HISTORI!
Në Biblioteken “Marin Barleti” të qytetit Shkodres asht dokumenti që saktëson se: SHKOLLA E PARĒ SHQIPE ASHT HAPĒ NĒ SHIROKĒ NĒ VITIN 1874 NGA KLERIKU DON ZEF ASHTA. Në vitin 1944, në Revisten Kulturore “Leka”, numur 9 – 10, mësuesi i Shirokës Gjush Sheldija (me pseudonim Gjeto Kola), ka shkrue një artikull per 70 vjetorin e Shkollës së Parë në Gjuhen Shqipe që asht hapë në Shirokë. Aty janë edhe Emnat e nxanësve të parë si dhe Mësuesit e Parë që, kanë sherbye tek ajo Shkollë e Nderueme Shqiptare.
Deri në vitin 1921 Ajo Shkollë ishte tek Shtëpia e njohun e TOM MARK RADOVANIT, mandej vazhdoj pranë ndertesës së Motrave Stigmatine. Kjo asht nder ngjarjet ma të lavdishme të fshatit SHIROKA të Shkodres.
Tashti në 2023 kanë fillue edhe njëherë “davatë e pafund të “Rilindjes...”
Ndersa sllavët kanë piksynimin e tyne tek Kosova... Sigurisht, kjo asht puna e “atyne” që merren me “atë çeshtje” (perveç Atdhetarëve)!!
Comments