top of page

Ishin dhe s’ishin


Ishin dhe s’ishin

Astrit Lulushi


Muhamed Aliu, shqiptari që themeloi Egjiptin modern, mbështetej te egjiptianët vendas për arsimin, ndërsa punësoi shërbimet e mjekëve francezë dhe specialistëve në departamentin e shëndetësisë.

Ai nuk u mbështet tek shqiptarët në çështjet administrative dhe i përdori ata fillimisht për t'u ngjitur në shkallët e pushtetit, më pas i la mënjanë kur nuk i përdorte më. Passrdhësit e tij identifikoheshin vetëm si egjiptianë. Madje disa prej tyre madje bënin thirrje për nacionalizëm arab.

Gjatë Luftës Egjipto-Osmane (1831), diplomati francez Baron de Bois le Comte e pyeti djalin dhe pasardhësin e caktuar të M. Aliut, Ibrahim Pashën, pse lufton kundër turqve kur ai është njëri prej tyre. Ibrahimi u përgjigj:

“Unë nuk jam turk, sepse erdha në Egjipt si djalë, dhe që atëherë dielli i Egjiptit më egjiptizoi dhe më ndryshoi gjakun dhe e bëri arab”.

4 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page